(Edhe njëqind jetë po ti kisha, të gjitha do ti jepja për Komb dhe Atdhe.

Hafëz Jusuf Azemi)

Hafëz Jusuf Azemi ishte luftëtar i Ballit Kombëtar nga reparti i Dobrushtës.

Pasi i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe sulmit të partizanëve jugosllav, Azemi u detyrua që të emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku vazhdoi luftën për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve të okupuar nga sllavët e jugut.

Veprimtarinë e tij patriotike në Amerikë e zhvilloi në kuadër të Ballit Kombëtar dhe Bashkimit Federal të Grupeve Etnike të Evropës. Pati shumë kontakte me shumë personalitete të politikës amerikane, duke filluar edhe nga Presidentët amerikanë, duke i informuar ata mbi persekutimet e shqiptarëve të okupuar nga sllavët e jugut. Nuk ka mbetur emër i të burgosurve shqiptar në burgjet jugosllave, duke filluar edhe nga vetë Demaqi, që Hafëz Azemi të mos jetë angazhuar që për ta të flas edhe në Senatin Amerikanë, duke shfaqur shqetësim për jetën e tyre. Ishte pjesëmarrës dhe organizator i të gjitha demonstratave anti jugosllave në Amerikë dhe botë, bashkë me Prof. Luan Gashin që ishte truri i Ballit Kombëtar në Amerikë.

Gjatë Luftës së fundit në Dardani, ishte në përkrahje të fuqishme të UÇK-ës, si në tubimin e mjeteve, ashtu dhe në mobilizimin e të rinjve në kuadër të Batalionit të Atlantikut.

Më 28 Nëntor të vitit 1999, bashkë me një delegacion të Ballit Kombëtar të Amerikës, u mirëpritën nga Presidenti Rugova me të gjitha nderimet kombëtare për punën dhe veprimtarinë e tyre patriotike, në shërbim të Kombit dhe Atdheut. Jam krenar që pata nderin ta njihja përsonalisht dhe të bashëpunoja me të.

Shpirti i tij pastë dritë në amshim !

Nderë dhe lavdi jetës dhe veprës së tij në shërbim të Kombit dhe të Atdheut!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Shpirti i tij u prehtë në paqe në Panteonin e luftëtarëve të Shqipërisë Etnike!

P.s.

Fotografia poshtë është e vitit 1992, atëherë kur Xhorgj Bushi i vjetër caktoi vijën e kuqe për Millosheviqin.

Nga e majta në të djathtë, Hafëz Jusuf Azemi, Xhorgj Bush i vjetër, dhe Ajet Rushiti, tani i ndjerë.

Në ditët në vazhdim do të postoj shkrime nga veprimtaria e tij dhe Ballit Kombëtar të Amerikës në shërbim të kauzës sonë kombëtare.