Nga disa statistika të publikuara nga Muzeu i Fotografisë ‘Marubi’, objekti kulturor gjatë vitit 2023 është vizituar në numër më të madh së gjatë vitit 2022, statistikë nga e cila prijnë vizitorët vendor.

Viti 2023 shënoi një rekord vizitueshmërie të muzeut me një numër total prej 19,220 vizitoresh – 52,7% femra, 47,3% meshkuj – shifër kjo 22% më e lartë së në vitin 2022.

Krahasisht me vitin 2022, ka një rritje të vizitorit vendas i cili përbën 42% të vizitueshmërisë totale.

Ndër vizitoret e huaj të muzeut, ashtu si në vitet e mëparshme, vendin e parë e zënë vizitorët nga Italia 11,1% dhe Franca 9,8% të ndjekur nga Gjermania 8.4% e Hollanda 4%.

Një vend të rëndësishëm në këtë statistikë zënë edhe vizitat e shkollave.

Gjatë vitit, në kuadër të vizitave të prenotuara dhe programit të edukimit, muzeu u vizitua nga 1,940 nxënës e studentë të institucioneve arsimore kudo në vend, me një vizitueshmëri më të lartë nga shkollat 9-vjeçare.