Muslim Mulliqi (1934 –  1988) ishte piktor impresionit dhe ekspresionist i Kosovës. U lind në një familje artistësh në Gjakovë. Ndoqi Akademinë e Artit Figurativ në  Beograd dhe pastaj studimet postdiplomike po aty.

Mulliqi ekspozoi në Kosovë, në hapësirat e Jugosllavisë, në Romë dhe Tiranë Punoi si profesor i pikturës në Fakultetin e Artit në UP. Ishte nismëtar i themelimit dhe zëvendës-kryetar i  Akademisë së Shkencave dhe arteve të Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetët një nga figurat më të shquara të artit shqiptar.