James McMahon

Në të njëjtën mënyrë siç është kompania e fshesave elektrike “Hoover” përfaqësuese e produkteve për pastërti, apo “Google” gjiganti i kërkimit në internet, nuk do të ishte e ekzagjeruar të themi se “Van Halen” është fajtori kryesor për krejt mrekullitë brenda hard rockut.

Themeluar në Pasadena të Kalifornisë në vitin 1972 nga kitaristi Edward Lodewijk Van Halen dhe vëllai i tij më i vjetër baterist Alex, “Van Halen” është grup apo sinonim i zhanrit njëlloj si xhinset dhe lëkura. Vdekja e kitaristit 65-vjeçar shënon fundin e një grupi që qëndroi si kolos i kulturës pop­-amerikane për gati pesë dekada. Nëse keni qenë adoleshent në shkollën e mesme në vitet ’70 a ‘80 e ndoshta edhe më vonë, ka gjasa që të keni qenë adhurues i këtij grupi të rock ‘n’ roll-it.

Shoku i vërtetë i Eddie van Halen vdiq dy vjet para se të themelohej grupi “Van Halen”. Por nuk është Jimi Hendrix – muzikanti inovativ – që rri paralel me Van Halenin. Mbase virtuozi i lindur në Amsterdam është ai që, me shpirt e stil është më afër kompozitorit të madh klasik, Wolfgang Amadeus Mozart. Kur austriaku vdiq në 1791, mentori i tij, Joseph Hayden, kishte thënë se “gjeneratat e ardhshme nuk do ta shohin më një talent të tillë së paku për 100 vjet”. U desh shumë më shumë se kaq.

Eddie van Halen për herë të parë luajti muzikë, jo shumë vonë pasi e dëgjoi tek luante babanë e tij, klarinetist, saksofonist dhe pianist i zoti. Në të vërtetë, kur u transferuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1962, dy vëllezërit Van Halen morën mësime pianoje nga një lituan i moshuar me emrin Stasys Kalvaitis. Edi ishte gjashtë vjeç. Midis viteve 1964 dhe 1967, vazhdimisht merrte çmimet e para në konkurset vjetore të pianos që mbaheshin në Long Beach City College, ani pse recitalet e tij me vepra të Bachut, Mozartit dhe të kompozitorëve të tjerë të mëdhenj përmbanin elemente të lira që tregonin se Van Halen nuk kishte mësuar të lexonte kompozimet aq mirë sa i ndiente ato/koha.net