Rifat Ismaili

Mos më pyet më për trishtimin tim
Ndërsa fshehurazi vizatoj fytyrën tënde.
Mos më pyet çfarë është vuajtja
Mos më kërko ato gjëra që trondisin burrin…
Kam mundësinë të shoh plot ëndrra
Pas gjërave që njoh…e nëpër mjegull humbin…
Jam bërë si një gur i rëndë që rrokulliset
Ndër botë, yje e çfarë është pafundësi
Herë hyj në skutat e fshehta te errësirës
Herë dal në sferat plot mirazhe dhe dritë.
Ku mungon fantazia shperndaj shpresën
Të përtërijë shpirtin dhe jetën e pafundme.
Mos më pyet për gjëra të pamjaftueshme…
Mos më pyet ç është një njeri i mundur
Tek hënën e rrêzuar mban mbi shpinë
Dhe si një mollë ua shpie fëmijeve në shtëpi.
Mos më pyet për fëmijët që uria i shuan
Të heshtur nga kjo bote e pashpirt shkojne
Dhe si borërat ne kujtime prindërish shkrijne.
Mos më pyet si është të shembësh shpresa
Një tufë ujq të tërbuar si zhele ate e grine
Dhe gjaku i saj spekati te kuqen e agimit.
Mos më pyet si është të vrasësh pas shpine
Një thikë të helmuar hipokrizie të ngulësh
Në shpirtra të ndjeshëm si sythe të brishtë
Dhe pranverës ti zesh kurth të mos vijë…
Mos më pyet për gjëra që trondisin një burrë
Më mirë hiq këpucêt e tua në prag të jetës
Zhvishu nga gjithçka, puthe ëndrrën lakuriq
Dhe ulu këmbkryq ne vatrën e ndezur të dashurisë.