David Gilmour, Nick Mason dhe Richard Wright ribashkohen për një album që i tëri do të bazohet në idetë e tyre e pa ndikimin e liderit të mëparshëm, Roger Waters. Të drejtën për ta përdor emrin Pink Floyd ata e fitojnë pas një kontesti gjyqësor.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpinkfloyd%2Fvideos%2F607792406293847%2F&show_text=false&width=476&t=0

Fjala është për albumin “A Momentary Lapse of Reason” që do të dal në shitje më 1987. Për kopertinën e albumit u përdorën 700 shtretër spitali në plazh. Ideja i erdhi dizajnerit dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar të grupit, Storm Thorgerson, pasi e dëgjoi këngën “Yet Another Movie”. Shtretërit radhiten nga Colin Elgie, për të krijuar iluzionin e një vargu të pafund. Ndërkaq, fotografia është bërë mjeshtri Robert Dowling i cili me këtë realizim fiton çmimin e Shoqatës së Fotografëve.

Pas albumit, pason një prej koncerteve më të suksesshme në histori, “Delicate Sound of Thunder”. Të njëjtin vit, më 1988, ish-anëtari i grupit, Roger Waters ishte në turne me albumin “Radio K.A.O.S.”. Ironia ishte që në të njëjtin qytet ai mezi mbushte një sallë koncerti me dymijë vet, ndërkaq anëtarët e tjerë të grupit, me këngët e tij të realizuara vite më parë, mbushnin stadiumet me 70 mijë vetë. Sepse, Pink Floyd është… thjesht brend!/telegrafi/