Qytete të tëra në SHBA ishin veçuar qëllimisht me dekada si pjesë e legjislacionit të Jim Crow pas përfundimit të Luftës Civile. Para kësaj koncepti i “lagjeve të skllevërve” reflektonte abuzimin shekullor dhe shtypje në botën e re. Dhe madje edhe në të tashmen ka raste të panumërta gjatë planifikimit arkitekturor të qytetit ku njerëzit me ngjyrë renditen si qytetarë të klasës së dytë që jetojnë në shekullin XXI.

Muzeu i Artit Modern (MoMA) në New York tani po shqyrton qasje të ndryshme në zhvillimin e arkitekturës për të adresuar këto padrejtësi përmes ekspozitës “Rindërtimet: Arkitektura dhe njerëzit me ngjyrë në Amerikë”, duke theksuar çekuilibrat që “janë ngulitur në pothuajse çdo aspekt të dizajnit të Amerikës”, sipas organizatorëve të ekspozitës.

Ideja se arkitektura është “raciste” mund të tingëllojë e çuditshme në fillim – në fund të fundit, si mundet një ngrehinë të inkurajojë ndarjen dhe urrejtjen?

Por nga epoka e aparteidit në Afrikën e Jugut e te refugjatët Rohingya në Bangladeshin e shekullit XXI, njerëzit vazhdimisht kanë përdorur projektet, ndërtimin dhe planifikimin e qytetit për të – fjalë për fjalë – për të vulosur paragjykimet e tyre, duke dëbuar të shtypurit deri në skajet e shoqërisë. Dhe SHBA-ja natyrisht nuk bën përjashtim.

Sekou Cooke, një nga dhjetë artistët e përfshirë në ekspozitë, ka thënë se që nga lagjet e skllevërve romë, vendbanimet e fermave në Jugun amerikan te getot urbane të pasmigrimit dhe lagjet e varfra në verilindje e deri te projektet për strehim publik në të gjitha qytetet amerikane, hapësirat mbizotëruese me njerëz të zinj kanë qenë mjedise të mbetura, të thjeshta dhe pa karakter”.

Në të vërtetë, hapësirat e caktuara që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekt me afrikano-amerikanët shpesh mund të duken të zymta dhe të pashpresa sa i përket natyrës; megjithatë Cooke vazhdon të nxjerrë në pah mundësitë e papritura që vijnë nga një fatkeqësi e tillë, me anëtarët e komunitetit të njerëzve me ngjyrë që gdhenden vendin e tyre përkundër një shtypjeje të tillë.

“Nga këto hapësira të zhvlerësuara dolën disa nga kontribuuesit më të vlefshëm kulturorë të Amerikës – në blues, jazz, rilindjen e Harlemit dhe hip-hop. Identiteti i njerëzve me ngjyrë në vend që të definohej nga shtypja dhe banaliteti i këtyre mjediseve, bindi vetveten që të ridefinonte se si hapësira publike ndërtohet dhe përdoret”, ka shpjeguar Cooke.

Në vend që të përqendrohet ekskluzivisht në atë që organizatorët e ekspozitës i referohen si “arkitekturë bashkëkohore në kontekstin se si racizmi sistemik ka nxitur histori të dhunshme diskriminimi dhe padrejtësie në Shtetet e Bashkuara”, ekspozita në “MoMA” prezanton kryesisht veprat e porositura rishtas nga arkitektët, projektuesit dhe artistë që “eksplorojnë mënyra në të cilat mund të bëhen të dukshme historitë dhe të ndërtohet barazia”.

Këto vepra tregojnë se si njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet e margjinalizuara mund dhe kenë përdorur “hapësira kulturore, forma dhe praktikat e njerëzve me ngjyrë si vende imagjinate, çlirimi, rezistence dhe refuzimi”, kanë thënë organizatorët.

Emanuel Admassu nga Etiopia, që tashmë ka shtëpi të veten SHBA-në, pasqyron të njëjtën ndjenjë duke thënë: “Nëse arkitektura është një disiplinë që mbyll hapësirën, duke e bërë atë të matshme dhe të shfrytëzueshme, praktikat hapësinore që funksionojnë në traditën radikale të njerëzve me ngjyrë ekzistojnë jashtë arkitekturës, si refuzime të matshme”.

Ai ka thënë se nevojiten masa të barabarta të “riinterpretimeve agresive të historisë dhe imagjinatave radikale të së ardhmes” për të rindërtuar vendin që identitetet e njerëzve me ngjyrë meritojnë të marrin jo vetëm në arkitekturë, por në shoqëri.

Artistë si Admassu dhe Cooke në fund të fundit po rikuperojnë gjendjen jo vetëm në hapësirën kulturore, por edhe në sferën fizike. Hyrja e “Udhëzuesit në terren”, pjesë e ekspozitës, specifikon se “nëse Qeveria e SHBA-së dështon për të dhënë llogari dhe adresuar me sukses padrejtësitë historike ndaj komuniteteve me ngjyrë – komunitete që ajo në mënyrë aktive u përpoq t’i linte në margjinë – atëherë ekspozita ‘Rindërtimet…’ kërkon diskurset e fundit të arkitekturës në Amerikë rreth historive të njerëzve me ngjyrë”.

Çdo projekt i treguar në ekspozitë propozon një formë të tillë ndërhyrjeje në rrëfimet dhe rrethanat që prekin kulturën afro-amerikane në SHBA, duke filluar nga “ballkonet në Miami, moçalet në New Orleans e deri te Oakland dhe Syracuse”.

Por, si shumica e gjërave, kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Mario Gooden, një tjetër artist, pjesë e ekspozitës “MoMA”, thekson në këtë kontekst se “Amerikanëve me ngjyrë u është mohuar sistematikisht e drejta dhe qasja në hapësirën publike dhe akomodimet publike gjatë gjithë historisë së Shteteve të Bashkuara”.

“Për të kapërcyer kushtet përjashtuese të ndarjes dhe ndalimet kundër banimit në hapësira të veçanta, njerëzit me ngjyrë kanë përvetësuar në mënyrë krijuese aspekte të ndryshme të mjedisit të ndërtuar dhe peizazhit duke shpikur përdorime, programe dhe forma të reja për të dalë në pah”

Por nuk është vetëm pushtimi i hapësirës arkitektonike – qoftë një ndërtesë apo rrugë – që mishëron dhe lufton aspektin hapësinor të shtypjes. Edhe në shekullin 21 nuk duhet parë shumë për të zbuluar raste të mëtejshme të padrejtësisë sistemike të ndërtuar në peizazhin urban të Amerikës.

Shumë zona në qendër të qytetit në të gjithë vendin janë braktisur gjatë viteve nga klasat e bardha të mesme, të cilat në shumë raste u arratisën në ëndrrat e tyre të rrethuara me gardhe në periferi – ndërsa njerëz të pastrehë dhe të varfër me ngjyrë u zhvendosën në këto zona qendrore urbane. Kjo është ajo ku përndryshe pasuritë e patundshme kryesore bëhen një simbol i klasës dhe racës, duke pozicionuar pasuritë ndaj atyre që nuk kanë.

Disa qytete të SHBA-së janë përpjekur të adresojnë çështje të tilla duke planifikuar qëllimisht çdo aspekt të jetës rreth këtyre problemeve shoqërore dhe padrejtësive; për shembull, mega-qyteti Texan i Houston ka një sistem tuneli me ajër të kondicionuar që lejon vizitorët dhe vendasit të gëzojnë privilegjin e tyre, duke shmangur në mënyrë të përshtatshme padrejtësinë shoqërore të dëshmuar në rrugët e qytetit sipër.

Të gjithë 95 blloqet e qendrës së Houstonit janë kështu të lidhur me gati 10 mijë tunele nëntokësore. Hyrjet në këto tunele drejtohen nga rojat e sigurisë, të cilët – në shumë raste – gjithashtu janë anëtarë të komuniteteve të ndryshme me ngjyrë.

Horizonti i Houstonit mund të duket mbresëlënës, por rrugët e qytetit janë kryesisht të shkreta, pasi njerëzit lëvizin nëpër tunele. Përpjekjet për rehabilitimin dhe rinovimin të paktën disa zona në qendër të qytetit gjithashtu kanë dështuar në shumë raste.

Sekou Cooke përshkruan praktika të tilla si “vendosje dhe zhvendosje me forcë”, ndërsa Mario Gooden e thotë atë më drejtpërdrejt: “Njerëzit e zinj kanë lëvizur nëpër hapësirë, kanë negociuar barrierat e peizazheve shoqërore, politike dhe ekonomike dhe kanë riformuluar kushtet hapësinore përmes këtyre migrimeve dhe zhvendosjeve duke improvizuar mënyra të reja të ekzistencës”.

Por me një pandemi globale që aktualisht shkakton edhe më shumë kërdi ekonomike dhe padrejtësi sociale – veçanërisht në komunitetet e margjinalizuara – edhe sa improvizim do të kërkojnë gjeneratat e ardhshme të afrikano-amerikanëve?

Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej 27 shkurtit deri më 31 maj të këtij viti, gjithçka në pajtueshmëri me rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19. \ DW/