Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim në nisma të përbashkëta me interes të dyanshëm dhe në dobi të promovimit të projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Dumoshi tha se është e gatshme të bashkëpunojë me OEAK-un në projekte që ndërlidhen ngushtë me fushat që mbulon Ministria. Ndërkaq, Zeka e njoftoi Dumoshin për realizimin e një ekspozite me fotografi për përvjetorin e vizitës së parë senatorit amerikan Robert Dole në Kosovë, me ç’rast kërkoi edhe mbështetjen e MKRS-së.

“Një ekspozitë për vizitën e tij në Kosovë do të ishte e mirëpritur dhe do ta përkrahim pa hezitim”, tha Dumoshi.