Ministri i Kulturës, HysniIsmaili, sot realizoi vizitë pune në disa institucione në fushën e kulturës në Tetovë, ku u informua për rrjedhën e realizimit të projekteve në të gjitha veprimtaritë e kulturës.

Ai vuri në dukje se me realizimin e projektit për ndërtimin e ndërtesës, qytetarët e Tetovës do të kenë një vend të ri të përfaqësimit për t’i realizuar aktivitetet kulturore, vend ku artdashësit do ta kenë mundësinë ta shijojnë krijimtarinë e artistëve më të mirë, dhe në të njëjtën kohë do të bëjnë të mundur edhe ruajtjen e thesarit të madh kulturor dhe letrar që e posedon ky qytet.

Gjatë vizitës, ministri i Kulturës e vizitoi edhe simbolin e qytetit, Kalanë e Tetovës – Baltepe, ku pas përfundimit të procedurave administrative duhet të fillojnë aktivitetet për mbrojtjen e drejtpërdrejtë, përkatësisht konservimin e pjesës hyrëse në kala.