Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë çmimet vjetore për letërsi

Juria profesionale e përbërë nga pesë anëtarët Nysret Krasniqi, Dije Demiri Frangu, Anton Berisha, Xhevat Syla, Fazli Gajraku ndau çmimet si në vijim:

Mehmet Kraja u shpërblye me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.

Ag Apolloni për veprën ‘Një fije shprese, një fije shprepëse’ u shpërblye me Çmimin për Prozë “Anton Pashku”.

Blerina Rogova Gaxha për veprën ‘Thasë’ u shpërblye me Çmimin për Veprën më të Mirë në Poezi ‘Ali Podrimja’.

Agron Shala me veprën ‘Dekalogu’ u shpërblye me Çmimin për Veprën më të Mirë në Kritikë Letrare dhe Eseistikë “Ibrahim Rugova”.

Nexhat Halimaj me veprën ‘I vetëm në mal’ u shpërblye me Çmimin për Veprën më të Mirë për Fëmijë dhe Të Rinj ‘Vehbi Kika’.

Fatbardha Statovci dhe Teuta Blakqori ndanë Çmimin për Veprën më të Mirë të Përkthyre në Gjuhën Shqipe ‘Pjetër Bogdani’. Statovci për veprën ‘Rasti i çuditshëm i Bengjamin Button’ dhe Blakqori për veprën ‘Vogëlushja’.