Michel Houellebecq

Nga frëngjishtja: Agron TUFA

Me ekzistue, me perceptue,

Me qenë një lloj mbetje perceptuese (me mundë me e thanë ksisoj)

Në sallën e nisjeve të terminalit Roissy 2D,

Tue pritë fluturimin për Alicante

Aty ku ka me vazhdue jeta ime

Për disa vite të tjera

Me qenushin tim të vogël

Dhe gazmendet (gjithë e ma t’shkurta)

Dhe rrita e rregullt e hjekave

Ndër ato vite që i paraprijnë

Saora vdekjes.