ALBA DAJLANAJ

Sot orëve të mbrëmjes,

– u thashë se kot

mërziten pa ty,

Ne prap në ëndrra do

të piqemi.

Kur korridorët e gjatë

të monologëve të mi

me avuj dashurie do të

mbushen

kur ti nga asgjëja të më

shfaqesh,

kështu, me pak pranvere

në sy

e me diej rrëzëllitës.

Përqafuar pastaj do të

tretemi

në ujërat e një qielli të

ngrohtë yjëzuar

të një vere të

saponisur.

Shkëputur nga cikli me poezi “Në kërkim të një ëndrre..”