/Material i shkëputur nga; Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi “QËNDRESA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVINË TITISTE” (1944-1990) fq 95/

Në Kryengritjen e Shtatorit të vitit 1913, e cila u shtri edhe në Pollog, për të larguar sundimin serb nga këto anë, dhe për marrjen e Shkupit, kanë marrë pjesë aktive edhe banorët e fshatit Çegran.
Banorët e këtij fshati u morën e u dërguan në shkollën e fshatit Çajle. Prej andej, me pretekstin se do t’i çonin në Gostivar, ata i vranë gjatë rrugës dhe trupat e tyre i hodhën në lumin Vardar.
Këto krime u bënë me urdhër të çetnikut të njohur të kësaj ane dhe komandant i çetës çetniko-serbe, Riste Turçani, me ndihmën e zëvendëssekretarit të prefekturës së Gostivarit, Llaze. Sipas të dhënave e dokumenteve ekzistuese numri i të vrarëve është 37, por mendohet që numri i tyre të jetë shumë më i madh, po mungon dokumentacioni.
Nga fshati Çegran u vranë 37 shqiptarë:
• Bilal Fazliu,
• Jusuf Murati,
• Akik Asani,
• Çerkez Ferati,
• Mehmet Aliti,
• Bajram Iljazi,
• Çela Durmishi,
• Elmaz Fetahi,
• Azis Bakiu,
• Jusuf Shasivari,
• Milaim Shaqiri,
• Fejzulla Neziri,
• Veli Merseli,
• Ramadan Fetahu,
• Azir Çelebi,
• Rasim Aziri,
• Ajet Sulejmani,
• Bajram Xheladini,
• Osman Ajdari,
• Selman Limani,
• Yzair Selimi,
• Refet Selimi,
• Azir Ramadani,
• Ysen Sali,
• Kasëm Aliti,
• Rakip Limani,
• Sadik Muharremi,
• Rahman Zendeli,
• Idriz Latifi,
• Beqir Ismani,
• Shuaip Zeqiri dhe
• Hasan Azizi.