Nga: Laurant Bica

Mark Kaçinari është njeriu i cili muzikën korale shqipe e nxori nga letra e i dha jetë… e vuri ne skenë. Meqenëse kjo mungonte në Prishtinë, ai e krijoi dhe skenën, e nxori nga kalldrëma e Prishtinës dhe e futi në sallone e skena të nivelit evropian, jashtë Kosovës… i hapi udhë muzikës tonë kah Perëndimi. Nga asgjëja, krijoi pasuri artistike… një inovator në muzikë, krijoi korin më të njohur të Kosovës “Collegium Cantorum”, një çerdhe e cila tuboi talentet më të zgjedhur të muzikës të viteve 1970-’80. Asokohe, Prishtina nuk kishte Akademi të Muzikës. Mirëpo, Lorenc Antoni, Rexho Mulliqi, Mark Kaçinari… këta ishin Akademia e Muzikës në kohën kur ajo na mungonte.

Kompozimet e tij korale ishin plot Kosovë, veshur me melos shqiptar, por me ngjyra evropiane. Ai ishte pjesë e brezit, i cili mbajti gjallë kulturën shqiptare edhe nën okupim… kur donin të na mbanin në errësirë u bë fanar i saj… u bë ambasador i muzikës tone artistike, kur s’ishim shtet, por një krahinë e shtypur dhe e lënë në fund të Ballkanit. Ai krijoi institucion nga kori i tij. Mark Kaçinari e veshi traditën tonë me nje petk tjetër – evropian. Me korin e tij krijoi një kriter e standart të ri… në një shkretëtirë kulturore (të imponuar) krijoi një oazë qytetërimi e afrimi midis njerëzve, që e dashuronin dhe atyre që e kultivonin muzikën klasike.

Gjurmët që Mark Kaçinari ka lënë në kulturën shqiptare janë shumë të thella… Ai ruajti (bashkë me të tjerët – L. B.) njëjtësinë kulturore shqiptare të Kosovës në kushte shumë më të vështira dhe mbijetoi. Ajo ndihmesë mbetet edhe sot shkollë dhe universitet nga i cili mund të mësojnë ende, ata që duan… Mark Kaçinari mbetet emër krijuesi kompleks, që duhet nderuar e mbajtur mend për punën e bërë artistike… Dikur hapi shumë rrugë për ne, ndaj sot nuk duhet t’i mbyllim ato…

Mark Kaçinari lindi në Prizren në lagjen nën kala. Kur kam shkelur për herë të parë në këtë qytet, kam fjetur në hotel “Theranda”, që është emri i lashtë i tij. Kam qenë disa herë në këtë qendër të madhe e nga më të vjetrat e Kosovës e të mbarë Shqipërisë dhe kam njohur shumë shqiptarë të Prizrenit dhe të rrethinës se tij. Kam fjetur shumë herë aty, kam pirë kafen e Prizrenit si në këtë vend, ashtu edhe në Stamboll në familje të prizrenasve të vjetër të vendosur prej kohësh atje, si familja Binaku (Ikiz) etj. Kam vizituar kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kam lexuar shumë për këtë qytet të dëgjuar të Kosovës, i dyti për nga madhësia sot, por i pari në të kaluarën e afërt e të largët. Tani më duhet të shkruaj për një bir të denjë të tij, për një personalitet të tij, që u rrit aty dhe ia rriti atij emrin si qytet. Ai ia zbardhi faqen Prizrenit, Prishtinës, Kosovës, Shqipërisë e shqiptarisë, mbarë kombit të vet.

Më 1972, me suksesin që arriti në Angli me ansamblin e vet në rang botëror, figurativisht mund të themi se e shpalli Kosovën shtet të pavarur; më 1978 me shfaqjen në formë koncerti në qytetin historik të Prizrenit në kuadrin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të themeluar aty, të operës së parë kosovare të kompozitorit Rauf Dhomi, e “bashkoi” Kosovën me Shqipërinë dhe më 1979 me koncertin ku përfshihej “Rekuiemi” i Mozartit mund të themi, prapë në mënyrë figurative, se e radhiti krahas shteteve të tjera të botës.

Po këto të gjitha s’i bëri me zhurmë e bujë, as me fjalë, as me politikë, por me… muzikën e vet. Ky është Mark Kaçinari.

Të parët e Mark Kaçinarit ishin nga krahina e Mirditës, e dëgjuar në histori sidomos për trimërinë dhe rezistencën, që u ka bërë në shekuj pushtuesve të ndryshëm të çdo lloji. Ata parapëlqyen në vend të mbiemrit të prejardhjes që mbanin në fshatin Kaçinar nga kishin ardhur, të ruanin si mbiemër të vetin emrin e tij, për të treguar rrënjën e tyre. Midis personave me këtë mbiemër ka prej tyre që s’kanë kurrfarë lidhje farefisnore. Ata zbritën në Kosovë dhe aty, në shekuj, u përshtatën me mjedisin. Një pjesë e tyre e ruajti fenë e të parëve, katolicizmin, siç ishte Lorenc Antoni, Anton Ҫetta etj. personalitete të Kosovës, përfshirë dhe Mark Kaçinarin. Të tjerë, të ardhur nga Mirdita për motive të ndryshme u muslimanizuan, si për shembull shkrimtari, studiuesi e publicisti Hasan Hasani etj., duke mbetur, si të parët e të dytët, bij të denjë të krahinës nga erdhën dhe që për Kosovën dhanë një ndihmesë të jashtëzakonshme me tërë jetën dhe veprimtarinë e tyre.

Mark Kaçinari lindi në një familje të shquar për fisnikërinë e vet në Prizren. I ati, Pal Kaçinari, vdiq para kohe në vitin 1948, vetëm 60 vjeç dhe, Markun, si fëmija më i vogël, e la në moshën 13-vjeçare. Pra, ai me dy vëllezërit e vet më të mëdhenj dhe tri motrat e tyre mbetën jetimë. Vëllai i dytë, Gasperi, vetëm 16 vjeç, u vra nga pushtuesi fashist italian, kurse vëllain e madh, gjatë okupacionit gjerman, valët e jetës e hodhën në Gjermani dhe prej asaj kohe, për shkak të largësisë, kontaktet familjare erdhën duke u zbehur. Kështu, Marku mbeti vëllai i vetëm në mes të tri motrave. Ata i rriti mëma e vet Drone, me sakrifica e përpjekje të shumta. Ajo u kujdes që fëmijët të shkolloheshin, me gjithë vështirësitë e mëdha që u detyruan të përballonin në rrethanat e reja. Marku kreu tetë vitet e shkollës, sikurse ishte sistemi arsimor asokohe në Serbi e në Jugosllavinë e Kralit dhe të pas Luftës së Dytë Botërore, në gjuhën shqipe. Fill pas saj, në vitin 1949, hyri në shkollën e parë të muzikës në Kosovë, të hapur në vitin 1948 në Prizren, me mësimet kryesisht në gjuhën serbokroate. Vetëm lënda Folklori Muzikor Shqiptar bëhej në gjuhën shqipe, për vetë natyrën e saj, nga drejtori i parë i shkollës së muzikës, Lorenc Antoni, një nga artistët më të mirë shqiptarë (sot kjo shkollë mban emrin e tij). Në atë orë, merrnin pjesë shqiptarë pa dallim feje nga mbarë Kosova. Ajo orë do të linte gjurmë të pashlyeshme në mendjen e Markut të ri.

Po atë vit do të hapej shkolla e dytë e muzikës edhe në Prishtinë. Qe fat i madh për Markun që nga viti 1949 deri më 1953 edhe arsimin e mesëm ta përfundonte, si gjithnjë, me rezultate shumë të mira pranë shtëpisë, në qytetin e tij të dashur.

Shkolla e mesme e muzikës në Prizren nga u diplomua Mark Kaçinari, për të vazhduar më pas në konservatorin e Beogradit, ka qenë një lloj liceu artistik, fidanishte e kuadrove të reja, sikurse Liceu Artistik “Jordan Misja” në Shqipërinë administrative. Ajo nxori me dhjetëra e qindra kuadro për muzikën në Kosovë ndër vite, bashkë me shkollat e tjera të muzikës, si në Prishtinë, Mitrovicë e gjetkë. Nxënësit e dalë prej tyre, sidomos ata të viteve 50-të të shekullit XX, studiuan në kryeqendrat e Jugosllavisë së asaj kohe, që kishin konservatorë të muzikës, duke filluar nga kryeqyteti Beogradi, e pastaj Zagrebi, Ljubjana e Sarajeva. Ata hodhën themelet e muzikës kosovare e lanë gjurmë të pashlyeshme në artin e saj.

Mark Kaçinari është një prej tyre që sikurse thotë me të drejtë kompozitori i mirënjohur, Rauf Dhomi, “nga të parët kuadro që punuan në Kosovë për Kosovën, ai është i pari”.