Magnezi është një mineral i cili nuk mund të mungojë në organizmin tuaj.

Ai është një element thelbësor për funksionimin e muskujve, funksionin nervor, kontrollon sheqerin në gjak dhe rregullon presionin e gjakut.

Gjithashtu ai ndihmon në ndërtimin e proteinave, kockave dhe ADN-së tuaj.

Çështja është se shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm magnez nëpërmjet regjimit ushqimor.

Prandaj AgroWeb.org ju sjell disa mënyra shumë efikase për të marrë më shumë magnez.

Provoni mjë masazh me magnez

Për këtë ju mund të zgjidhni produkte të bëra me magnez (zakonisht citrat magnezi) si locione, xhel ose sprucus magnezi.

Shumë njerëz pretendojnë se këto produkte mund të ndihmojnë në relaksimin e muskujve, për këtë arsye ata e përdorin pas stërvitjes ose para gjumit.

Edhe pse ende nuk ka prova të qarta shkencore se ky mineral mund të absorbohet përmes lëkurës, përdorimi këtyre produkteve nuk ju dëmton.

Provoni një banjë me magnez

Në vaskën tuaj me ujë të ngohtë, ju mund të shtoni magnez në formë kripe, të cilat gjenden në markete ose në dyqanet e kujdesit ndaj vetes.

Ky është një trajtim i zakonshëm për muskujt e lënduar, por edhe një përvojë shumë relaksuese.

Provoni multivitaminat

Multivitaminat në përmbajtje kanë edhe magnez.

Zakonisht magnezi kombinohet me suplementë të tjerë si kalciumi.

Por llojet e magnezit që absorbohen më lehtë janë: citrat magnezi, laktat magnezi, klorur magnezi, aspartat magnezi.

Mbroni sistemin tretës me anë të magnezit

Nëse po merrni suplemente të magnezit, mirë është t’i shoqëroni me ushqim, pasi marrja e suplementit me stomak bosh mund të shkaktojë të përziera dhe diarre ( sidomos kur merrni doza të larta).

Kini kujdes nëse po merrni mjekim

Suplementet e magnezit mund të kenë efekte negative, nësë ai shoqërohet me ilaçe ose suplemente të tjera si përshembull : bisfosfonatet (ilaçe të osteoporozës), ilaçet e refluksit të stomakut, antibiotikët, diuretikët dhe zinku.

Ato nuk përthithen mirë nga organizmi kur shoqërohen me magnez.

Prandaj këshillohet të bisedoni paraprakisht me mjekun tuaj.

Merrni magnez në mënyrë natyrale nga ushqimet

Ju duhet të përpiqeni të merrni magnez nga ushqimi sa më shpesh të jetë e mundur.

Disa nga ushqimet e pasura me magnez janë:

Qumështi, kosi, produktet e sojës, bizelet, fasulet, bajamet, shqema, orizi kaf, meli, spinaqi, bananet, kajsitë e thata dhe avokado.

Suplementet e magnezit

Është e rëndëshishme të dini se nëse zgjidhni të merrni suplementë të magnezit, është mirë të këshilloheni me mjekun tuaj për sasinë që ju duhet, në bazë të moshës ose gjendejs tuaj shëndetësore.

Tre suplementët më të njohura të magnezit janë :

1-Glicinati i magnezit – shtesat në këtë formë përdoren zakonisht për gjumin dhe relaksimin e muskujve ose për të ndihmuar me ankthin.

2-Citrat magnezi – shërben si një laskativ dhe ndihmon me kapsllëkun.

3-Vaji i magnezit – gjendet në formë sprucuesi dhe përdoret për lehtësimin e dhimbjeve./agroweb/