Madonna thuhet se do të publikojë një dokumentar të ri në “Netflix” duke u dhënë fansave një vështrim në prapaskenë të jetës së saj.

Legjenda e pop-it, ka nënshkruar një marrëveshje me “Netflix” ku do të paraqesë prapaskena të turneut të saj “Madame X”.

Në vitin 2019 dhe 2020, Madonna kishte mbajtur një turne e cila iu ndaloi fansave të përdorin telefonat në mënyrë që të mos zbulohet asgjë shkak i pandemisë.

Dokumentari do të paraqesë betejën e Madonna-s me dëmtimet në gju të cilat e detyruan yllin të anulonte disa data turne pasi ajo u urdhërua të pushonte nga mjekët.

Përveç, Madonnas edhe artistë tjerë kanë realizuar dokumentare në Netflix. Ky nuk është dokumentari i parë i Madonna-s në 1991 ajo lëshoi “Truth Or Dare” e cila ndoqi yllin në turneun e saj të “Blonde Ambition” dhe tregoi prapa skenat me të dashurin e saj të atëhershëm Warren Beatty, tashmë 83 vjeç.