Kjo lule është një nga bimët që pastron ajrin në dhomë.

Kjo bimë gjethembajtëse njihet nga gjethet e saj të trasha, të cilat zakonisht janë të gjata pesë deri në tetë inç, dhe lulet në formë ylli që janë të bardha me një pikë të kuqe të theksuar në mes.

Lulet kanë gjithashtu një “shtresë” rozë të hapur, gjë që i bën ato të duken sikur janë bërë prej dylli.

Kjo lule që lulëzon nga maji deri në vjeshtë dhe karakterizohet nga një aromë e bukur që të kujton erën e mjaltit, mori emrin Hoya carnosa në bazë të kopshtit të aristokratit Tomas Hoyu.

Lule dyllit i pëlqejnë vendet e ndritshme dhe të ngrohta, por jo rrezet e diellit direkte.

Në muajt e ftohtë dhe të zymtë, është mirë t’i siguroni asaj një vend me sa më shumë dritë.

Kjo lule bënë pjesë në familjen Asclepiadaceae dhe ka prejardhje nga Australia dhe Arkipelagu i Malajeve.

Lulja arrin lartësinë deri në 120 cm, ndërsa lulëzon gjatë gjithë verës.

Lule dylli nuk preferon ndryshim vendi, në të kundërtën i hedh menjëherë gonxhet e palulëzuara.

Vetëm kur të rritet mjaft (ndonjëherë ky është proces i ngadalshëm), kjo bimë do t’u dhuroj lule të mrekullueshme që lëshojnë pikë të ëmbla mjaltore dhe gjatë natës aromë të këndshme.

Dhe së fundmi do të përmendim se lulja e dyllit është një nga bimët që pastron ajrin në dhomë.