Nga Merita Abazi

Duke shfletuar veprën e George Orwell, “Ferma e kafshëve” – PORTALB

Luan Rama një personalitet poliedrik, kineast, studiues arti, publicist, poet, romansier, eseist, historian, përkthyes, ambasador, themelues i shoqatës franko-shqiptare “Albania’, politikan, deputet, ministër, e ambasador…

Duke e shfletuar romanin e tij të fundit”Dashuri e nemur në Maligrad”, që pranova nga autori në formë elektronike, unë i përjetova momente sa të trishta aq dhe të mallëngjyera, të bukura e mahnitëse të dashurisë së disa çifteve, të rinjëve, të dashuruar ku vetëm personazhi kryesor Eduardi, një arkeolog  me Helenën, një mësuese e fshatit Pustec, në kërkim të zbulimit të misterit me vite, atë se ç’ndodhi me dy dashnorët e dikurshëm? Të ushtarit çek Jirit me Aleksandrën ,vajzën e bukur nga Pusteci.

Panorama e natyrës së bukur e aq joshëse të liqenit të Prespës, në jug të Maqedonisë së Veriut, në fshatin e quajtur Pustec dhe të riemëruar si  Liqenas, si dhe autori i cili ka mjaft njohuri gjeografike , na rrëfen se edhe Shulini  riemërohet Dielli. Pa marrë parasysh emrat e rinjë, banorët e mësuar me emrin e vjetër , e quanin si dikur.

Popullata e përzier kanë jetuar njëri afër tjetrit, pa marrë parasysh ndasitë fetare ose nacionale. Duke e përshkruar natyrën e bukur autori paralelisht e përshkruan bukurinë e vajzës Helena dhe duke e dëgjuar storien e dashurisë së Lui Aragonit me Elsën e bukur, me të cilën do të martohet por fati I zi, sëmundja do t’ia merr të dashurën…që do ta varrosë në kopshtin e shtëpisë së tij, këngën e tij, aty ku dëgjohen tingujt dhe fjalët aq të prekshme të dashurisë së në…vargjet: “Kur shoh sytë e tu, unë humbas kujtesën… e do t’ia ve magnetofonin buzë varrit të saj, në kopshtin e shtëpisë së vet, e ditë e natë , deri në fund të jetës, ai  ia lëshonte të njejtën melodi:

Romani ngërthen me histori të ngjarjeve gjatë Luftës së Parë Botërore…ky hon i errëti historisë, i humbjes së millionëve jetë të rinjësh.

Lufta, ajo që i shkatëroi shtete, popuj, qytete e katunde, dogji dhe i vrau të pafajshmit, i la të gjymtë dhe i la prindërit pa fëmijët e tyre, dhe të rinjtë që në fillimet e jetës , në filizet e dashurisë së posalindur, shkuan në humbëtirat e kohës.

Ushtari çek Jiri e sheh vajzën e bukur nga Pusteci Aleksandrën, dhe dashurohet marrëzisht në të. Edhepse prindërit e vajzës kundërshtuan, ata e kishin ligjin e tyre, atë të dashurisë. Deshën të ikin e largohen prej aty, ishte fundi i luftës, por…dikushi që prej fëmijërie e deshi Aleksandrën (atë ia kishte premtuar i jati i saj atij), iu nxinë sytë dhe…derisa dy të dashuruarit e përjetonin ëndrrën e tyre te Guri i zi ,mbi shpellën e Eremitit, krisi pushka e ra Jiri në liqen e vasha e turbulluar hyri n’atë uj pas të dashurit dhe nuk doli.. Gjaksori endej, u mbyll në shpellë…e dëgjohej se një i çmendur jeton atje lartë e kështu askush nuk e vizitonte këtë shpellë, të mbuluar me misterjen e frikës. Edi, arkeolog kureshtar duke e dëgjuar këtë legjendë, hyri me një shok aty dhe gjeti një fotoaparat të vjetër, e një ditar të shkruar çekisht.

Në qytetin e Korçës jetonte Edi , por aty ishte edhe një fotograf e një farmacist, Stavri, që e kishte kryer fakultetin në Pragë, dhe gjatë studimeve ishte njohur me Katerinën studente në Ginekologji…ishin njohur, ishin dashuruar, edhepse kohë të turbullta politike, ajo e la vendlindjen dhe shkoi me Stavrin në Korçë , ku do të martoheshin dhe do të fitonin kurorën e lumturisë kur do të lindtte , djali I tyre , fryt I dashurisë, Kareli.

Luan Rama këtu  tregon edhe diçka tjetër. Sistemet komuniste totalitare siç ishte ajo e Shqipërisë dhe vendeve të Paktit të Varshavës, me t’u prishur marrëdhëniet, dihet se kush vuante …populli; kemi xha Nasin që duke e përkujtuar atë kohë mërmërit nën buzë: “po, po do të hamë bar, hë, po hanim bar…” dhe historira tjera…të dhimbshme që ai në fund shpërthen si vullkani…duke qarë e treguar historinë djegëse të familjes së vet…misteri zhduket, e del në shesh e vërteta mbi zhdukjen e ushtarit çek Jirit me bukuroshen e Pustecit…

Luan Rama në këtë roman i përfshiu të tri aspektet e një shkrimi historiko-politiko-erotik-artistik. Këtu shohim retrospektivën historike të një sistemi , tani më të shkuar por me pasoja e tragjedi njerëzore {kur erdhi urdhëri I Partisë:” Të  dëbohen gratë që kanë ardhur nga vendet revizioniste”… Të pafajshme…I dëbuan të gjitha vajzat, gra të martuara në Shqipëri me familje, I ndanë prej burrave, fëmijët prej baballarëve, ishin ato, mjekesha, agronome, inzhinjere e të profileve të ndryshme.

Romani është aq tërhjekës sa që lexohet saora. Përveç  mallëgjimti , shohim edhe një histori të kaluar , me dëshmi të librit  të kujtimeve të konsullit francez në Shkodër, Aleksandre Degrand, botuar në shtyp në fund të shekullit XIX-të…pastaj Dhjetori i 1990-tës , rënia e miteve totalitare, e ideologjive dhe tabuve…

Romani me faqe pak përfshin një periudhë të madhe të së kaluarës së Shqipërisë dhe të fqinjënjëve të saj.

Duke shfletuar romanin “Dashuri e nemur në  Maligrad” lexuesit i pështjellohen shumë momente që e trishtojnë por edhe e mallëgjejnë.

Luan Rama për këtë vepër në një analizë të tij thotë, “Të ngjan se në këto mijëra vjet luftrash mes shteteve, gjeneralëve, ideologjive dhe religjioneve, njeriu i thjeshtë ka qenë gjithnjë në mëshirën e një fati të kobshëm që nuk ka të bëjë me Hyjnitë e Perënditë por me vetë njeriun dhe thelbin njerëzor. Vallë a do të triumfojë një ditë dashuria mbi luftën?A do të jetë ky triumf i përjetshëm siç e ëndërronte dikur dhe Héloïse e Abelard, dy dashnorët e mëdhenj të Francës së vjetër dhe të botës? Të shpresojmë…

Romani “Dashuria e Nemur në Maligrad” u përkthye në gjuhën maqedonase nga Daut Dauti, me një parathënie prej Luan Starovës. Libri gjendet në shitje.