Nga: Camille Ralphs

Lord Bajroni (1788-1824) është një ndër eksportet më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar. Atëherë, pse kaq shumë njerëz e trajtojnë me kujdes dhe me turp? Ndoshta e gjykojmë për pasionet e tij tronditëse (jo më pak me Augustën, me gjysmë motrën e tij, dhe me shumë gra dhe burra të botës) – ose i urrejmë sjelljet e tij. Ndoshta fjala është për punën e tij: mijëra faqe me rima të ethshme e ndonjëherë fëmijërore. Ose, ndoshta kemi frikë se ai – siç deklaroi dikur [William] Wordsworth – ishte “i çmendur”. Në Greqi, në ndërkohë, ai është hero kombëtar: vdiq në moshën 36-vjeçare – 200 vjet para kësaj pranvere – në Mesollonjë gjatë Luftës së Pavarësisë Greke, në të cilën ai i drejtoi fushatat dhe dha mbështetje materiale.

Biografitë e shumicës së poetëve janë ose të pashkruara ose të palexueshme, por Bajroni ka dhjetëra – që të gjithat interesante. Çdo kronikan i Bajronit, që nga Thomas Moore (1830), ka pasur informata për kujtimet vulgare të poetit. Ato u dogjën. Por, Moore i përdori për shkrimin e tij dhe ne e dimë se ato shënuan takimin e pafat të Bajronit me Annabella Milbankein dhe vitet e tij të kënaqësisë luksoze në Venecia më 1816-19. (Letrat sugjerojnë se të paktën 200 gra ishin në shtratin e tij në atë kohë, disa ishin motra, shumica të paguara.) Dhe, e dimë se çfarë nuk kishte te to: transformimi përfundimtar i Bajronit në një ushtarak relativisht të vetmuar.

Letrat për të dhe nga ai e tregojnë mirë ndryshimin e tij thelbësor. Është e vlefshme biografia e re e Andrew Staufferit, Bajroni: Një jetë me dhjetë shkronja e cila çdo kapitull e fillon me një shkronjë nga pena e poetit (dhe citon me empati edhe letrat e grave). Është shtesë e biografive, por struktura e tij e mozaikut ngathët merret me evolucionet e Bajronit.

Një nga argumentet e Staufferit është se kontesha Teresa Guiccioli ishte dashuria më e madhe e Bajronit. Kjo mund të thuhet, ndonëse është e diskutueshme – John Hobhouse shkroi se partneriteti nuk ishte i mirë, se “[Bajroni] ma tha krejt të kundërtën”. Teksa Teresa ishte e dashura e tij më e pabraktisur, me gjasë e fundit, arsyeja e Fiona MacCarthyit ka mbetur bindëse: “Bajroni lulëzoi në vështirësi”, duke mbajtur gjithmonë një mur mes vetes dhe atyre që pretendonte se i donte. Për shkak se Teresa ishte e martuar, Bajroni nuk mund të ndihej i bllokuar prej saj. Letra më e sinqertë e dashurisë që ai shkroi ndonjëherë ishte për të, në anglisht. Por, ai nuk pranoi t’ia përkthente dhe e la edhe atë, më në fund, kur ra në dashuri me Greqinë.

Stauffer gjithashtu thekson personalitetin e “aktorit të metodës” të Bajronit. Stauffer shpesh e paraqet atë “duke bërë dhe duke thënë gjëra në sasi të mëdha [në mënyrë] që të mund të shkruajë për to”: teksa shkruan një letër, Bajroni joshte gruan e dikujt në një festë – para të gjitha palëve të pranishme. Personazhet që i dhanë formë imazhit të tij për përfshijnë [dramën] Kaini (Bajroni besonte se ishte i shënjuar, nga trashëgimia, si shëtitës dhe i mallkuar), Adami i Miltonit (Bajroni thotë se “bota është e gjitha para tij”, ndërsa e dëbon veten nga një parajsë pas tjetrës) dhe Paolo dhe Françeska e Dantes të cilët janë goditur në rrethin e dytë të Ferrit nga erërat e kundërta të epshit të tyre dhe që e nisën lidhjen e tyre të dashurisë përmes letërsisë.

Ndikimet e tij letrare ndikuan në jetën e tij. Çështja e paraqitjes së jetës së tij në veprën e tij është më komplekse. Siç shkroi Martin Amis te Jeta e Kolerixhit, shpeshherë shkrimtarët “e ngrenë levën [e subjektit] në një levë biografike”. E aplikuar në shumicën e veprave, kjo qasje është e çuditshme: korrelacioni nuk do të thotë shkak, siç e dinë të gjithë statisticienët e rinj. Me Bajronin nuk është aq e diskutueshme. Kantoja e dytë e Don Zhuanit – në të cilin heroi i tij i mbijeton një mbytjeje të anijes – ishte, pohoi ai, tërësisht i nxjerrë nga fakti. Në një letër të vitit 1814, ai e quan poezinë “pasqyrim të botës”; në ditarin e tij më 1821, është “ndjenja e një bote dhe të ardhmeje të dikurshme”. Është më e sigurt të thuhet, sipas kritikut Jerome McGann, se “gjysma e percepton dhe gjysmën e krijon” ekzistencën e Bajronit.

Në të vërtetë, sapo pushoi së shkruari, shpirtrat e reflektimit dhe të veprimit u hoqën prej tij – qëkur mjekët u përpoqën të kuronin malarien përmes gjakderdhjes, më 1824. Veprat e mprehta dhe të Bajronit meritojnë një jetë të përtejme më madhështore; por, nëse kjo nuk mund të gjendet, ai ecën dhe megjithatë hedh magjepsjen e tij mes nesh. Miku dhe doktori i Bajronit, John Polidori ishte me të dhe çiftin Shelley në Villa Diodati më 1816, kur lindi Frankeshtajni, dhe e bazoi Vampirin (1819) në disa faqe ku Bajroni shkroi për një burrë që vdes në Greqi, por ringjallet nga të vdekurit nga synimet e dashurisë. Sipas librit të Staufferit, “çdo vampir aristokratik i rrezikshëm tërheqës, nga Drakula e Bram Stokerit e deri te Lestati nga Anne Rice, mund të gjurmohet te Bajroni”.