I bukuri lot i gruas

nga hënëbrenda pikoi

Mbi lëkurën tënde,

profum dashurie që

moti.

Kaq dhimbje e prush

në syrin lotues të një

gruaje

Sa t’shkrijë dhe gurin

me rrahje zemre

çmendurie.


Kur loti vezullonjë në

det trazimi bie

Ikje ardhje valësh, në

t’ëmblën pritje.

Valzer lento mpleksur

hapa, varg e rime

Sythe dashurie buzëve

marrin arratinë.

Loti saj i nxehtë sa fjalë

t’pathëna, derdhur

Në shtigje t’pashkelura

enden, avuj krateri

ndezur.

Kur pikon loti vesuar

nga i bukri sy i gruas

Në dritë hënë mblidhe,

me hir Perendije ta

duash!


Teuta Shaqiraj