Legjenda e muzikës rap, Dr Dre është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një problemi serioz në tru. Mediat e huaja shkruajnë se 55-vjeçari po merr trajtim mjekësor në një spital në Los Angeles pasi vuan nga aneurizma cerebrale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi ka bërë me dije se tashmë ndihet mirë. Fituesi gjashtë herë çmimit Grammy tha se ishte mirënjohës për urimet e miqve, familjes dhe fansave të shumtë.

“Unë jam mirë dhe po stafi mjekësor po kujdeset në mënyrë të shkëlqyer për mua. Do të dalë nga spitali dhe do të rikthehem së shpejti në shtëpi shëndoshë e mirë. Një falënderim shkon për gjithë stafin profesional mjekësor në Cedars. Një dashuri!”, ka shkruar reperi.

Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, ka prodhuar hite për Tupac, Snoop Dogg, Eminem dhe shumë artistë të tjerë me famë botërore. Ai është gjithashtu themeluesi i Aftermath Entertainment dhe bashkë-themeloi Beats Electronics dhe Death Row Records.

TË FUNDIT

Dua Lipa reagon pas protestave në SHBA“Të gjithë keni dështuar sot”, Gomez ka një reagim për kaosin e mbrëmshëmMeghan Markle dhe Princi Harry ndryshuan familjen mbretërore përgjithmonëKim nuk ka bërë zyrtarisht kërkesë për divorc për shkak të fëmijëve të tyreHidhen poshtë spekulimet se Kravitz dhe Tatum kanë filluar lidhje dashuriehttps://www.facebook.com/plugins/likebox.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom&width=310&height=258&colorscheme=light&show_faces=true&header=false&stream=false&show_border=true&appId=204692056261245


MË SHUME NGA MAGAZINA