Atje te ishujt e kaltër,

Pashë portretin tënd në horizont.

Ç’bën aq larg, dhe përse u bëre re?

Unë do të mbetem në këtë tokë që quhet Shqipëri

Atë ditë ti zbrit dhe sillmë një trëndafil prej shiu!

Frederik Rreshpja