Vajtojnē lotēt pērrreth meje

Dhe faqeve mē shkasin

Unē besoja qē ti do ta fitoje kētē

dreq beteje

Po dhe trimat humbasin

Ende më duket si njē ēndērr

Qē ti tashmē po shkon

I bērē njē trup me kētē dimër

Dhe erēn qē rēnkon

Janē fshehur yjet kēsaj nate

Pikon veç errēsirē

Ne qē tani po na merr malli

Pēr zērin tēnd tē dlirē

Se s’ish pēr ty kjo kohē ikje

Tē kisha thēnē kaq herē

Ti ishe syth nē lulēzime

I bukur si pranverē

Tē zuri pritē covidi i egēr

Pa ndjerē aspak pendesē

Une i kam miq tē gjithē janarēt

Por kēta mē prenē nē besē

Vajtojnē dhimbjet brenda meje

Dhe lotēt lumē mē shkasin

Unē besoja se ti do ta fitoje kētē

dreq beteje

Por dhe trimat humbasin !