ESE NGA RIFAT ISMAILI

Letërsia është si një laborator ku çdo gjë krijohet, rikrijohet dhe rinovohet.

Kur shkruan nje proze apo tregim, duhet të punosh perveçse me idenë e fabulën, edhe me teknikën e përshkrimit…

Psh. ku ndodheni, çfarë dite është, a eshtë kohë me shi apo me diell, dhe nëse bie shi duhet të fusësh imagjinacionin e shiut brenda tipareve te vetes apo personazhit qe misheron. Nëse eshtê nate, duhet të bësh nderlidhje me ndjenjat që përzihen mes teje dhe natës etj. Në mënyrë që shkrimi të jetë sa më i plotë dhe ti përafrohet tregimit…

Duke stervitur veten papushim, në fillimet e mia letrare, une kam shkruar tonelata me shkrime dhe pastaj i kam grisur. Tani është ndryshe; vetvetiu nëpërmjet punes, njeriu pasurohet, rritet dhe zhvillon teknikat. Me zhvillimin e teknikave krijohet me vonë edhe stili yt që të shoqëron deri në fund dhe të veçon nga të tjerët.

Artisti ka prirjen qe nepermjet vleresimeve dhe zhbirimeve psikollogjike,

të jete gjithnje vetvetja, duke menjanuar kotesine dhe turmën e pavlerë. Ky quhet identitet, i cili krijohet nëpërmjet eksperiencave jetësore dhe mësimeve që merr nga jeta.

Kërkimi i vazhdueshëm të çon tek identiteti dhe vetvetja.

Letërsia është ballafaqim i perhershëm me veten.

Eshte si ilaç për shpirtin, po shume njerëz se kuptojnë!

Ndaj ka kuptim te shkruash!

Rizbulon në çdo çast jetën dhe veten tënde! Ndaj duhet lexuar dhe mundesisht te shkruash gjithnjë. Eshtë terapia më e mirë për njeriun ndaj kotësive , njerëzve të kotë, stresit dhe vetmisë.