Kulla Eiffel, simboli i Parisit, u mbyll për vizitorët të mërkurën në 100-vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj, Gustave Eiffel.

Kompania përgjegjëse për funksionimin e Kullës Eiffel – SETE, në një deklaratë në faqen e internetit, tha se vendimi u mor për shkak se një pjesë e stafit të kullës hyri në grevë.

Deklarata vuri në dukje se rrethinat dhe kopshtet e kullës mund të vizitohen ende. Sipas raportimeve në mediat kombëtare, punonjësit e kullës hynë në grevë si reagim ndaj politikave financiare të SETE.

Gustave Eiffel, i lindur më 15 dhjetor 1832 në Dizhon të Francës, ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1923 në Paris në moshën 91-vjeçare.

Ai luajti rol të rëndësishëm në ndërtimin e Kullës Eiffel, e cila u ndërtua për Panairin Botëror të vitit 1889.

Arkitekti francez projektoi gjithashtu kornizën e hekurt të Statujës së famshme të Lirisë në SHBA