Nga Merita Abazi

No description available.

Botimi i këtij romani në Shqipëri pati sukses në vitin 2015. Menjëherë pas dy javësh, kritiku më i njohur françez Berrnard Pivot , në gazetën ” Le Jourmal du Dimanche” shkroi: “Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mençura më e qeshura, më kurajozija. Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur e kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre.

Por ka përjashtime, veçanërisht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre”.

At Zef Pëllumbi në mes tjerash thotë:”…më i madhi luftëtar në mbrojtje të kulturës, identitetit dhe integrimit evropian të shqiptarëve, është Ismail Kadareja.

Shumë vepra, romane, e poezi, ese…e bënë me emrin e tij të njohur, edhe emrin tonë shqiptar në Evropë e në botë”.

Me një gjuhë të pastër, e përplot neologjizma( i vetmi autor shqiptar që krijon fjalë të reja dhe i vendos në fjalorin tonë të përditshëm), Ismail Kadare-ja, me një zë origjinal, shkruan për biografinë e vet, për dashurinë ndaj nënës, së brishtë e të lehtë si kukull, ashtu edhe e emërton, e gjithashtu edhe dashurinë ndaj atdheut, Shqipërisë.

Njësoj si çdo fjalë në leksikun tonë që ka dy kuptime, parësorin dhe dytësorin, do të kisha thënë se edhe në këtë roman të shkëlqyer autori e reflekton në rend të parë nënën e vet, që në fillim e quan:”nëna është e ndriçuar me një shkëlqim të neontë, si një kukull prej letre apo si prej gipsi, dhe prej letre që njëkohësisht, ka fuqinë të jetë përgjithmonë aty si tërësi, në të cilin jeton e frymon jo vetëm ti, por krejt njerëzimi. Ajo është e përjetshme, e përhershme, bijtë e saj janë përgjithmonë”, shkruan Kadare, ndërsa kuptimi dytësor, është nënë Shqipëria.

Romani nis me përshkrimin e vdekjes së nënës së tij, të cilën deri në fund e quan kukulla, për shkak të lehtësisë, brishtësisë, heshtjes e frikës deri në fund, gruaja e cila hyri në atë shtëpi aq të madhe, të ftohtë , plot me dhoma të pabanuara, sternë, divane e burg, shkallë, kalime e nënkalime, koridore të fshehta……hyri si një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçare dhe u përballë me një grua autoritative, gjyshen, (babai i tij një punëtor në administratën e gjygjit, përballet me një proces në shtëpinë e vet Kush ka të drejtë? Nëna apo gruaja( kukulla),dhe raporti vjehër- nuse, është një luftë e ftohtë deri në fundjetën e njërës, gjyshes.

Duke e përshkruar këtë konflikt e luftë të ftohtë në mes familjeve, Kadare dhe Dobatë, ne shohim edhe personazhë realë dhe imagjinarë në roman.

Që në fillim autori e përmend shokun e tij Besnik Dobin, më vonë na dalin Xhexheja, Izmini Kokobobo, një femër e lirë në shprehje e mendime, e cila ishte e detyruar të ikë në Itali, vetëm për një fjalë që në ditët e sotme duken absurd. Është Elena Kadare, një grua ( shkrimtare e sukseshme), bashkëshorte ideale e virtytshme, puro, me dinjitet integritet, moral apsolut.

Një personazhe tjetër vajzë, që në fillim autori e quan kurvë( rospi), që më vonë ta ndryshojë emrin e saj në vajzë “të dorës” , që ishin duar piktorësh e poetësh, që përpara se ta preknin trupin e tyre, i hedhnin në pëlhurë a në vjersha.

Duke u munduar ta sqarojë se fëmiu del prej errësirës, nga barku i nënës…na del sqarimi se nëna është ajo që përzgjedh atin, dhe ka një pushtet hyjnor, prandaj është superiore.

Kështu dalë ngadalë duke u afirmuar si shkrimtar i ri, autori vazhdon me biografinë e tij dhe bashkë me atë edhe kukulla. Ajo e ndjek me interes përparimin e tij në letërsi, paçka edhe lidhjen e tij me Elenën, dhe darkën e parë në shtëpi të tij, ku kukulla, nuk e kishte pëlqyer si atë, “vajzën e dorës”, që pas refuzimit të Ismailit për fejesë me të, ajo akoma e krahasonte me Elenën. Autori bën të themi një skandal në zakonet martesore, duke mos e bërë dasmën ashtu si të gjithë, por në një hotel me shoqëri, të artit , të letërsisë , pikturës e muzikës. Njëherë duke u zier në vete , kukulla i bën të birit një pyetje:françez je tani? Mos më humosh( mohosh). Në fillim ,Ismali hidhërohet dhe e quan turufyly…deri në idiote…përse i dëgjonte fjalët e njerëzve, pastaj i dhimbset, dhe i sqaron se asnjëherë nuk do të bëhej diçka që s’ishte.dhe mendonte se nuk kishte mundësi që ajo këtë çështje ta kuptojë.

Mos më moho- fjala e saj, është Shqipëria.

I thotë, “mos më moho, por nëse e do detyra , po”. Janë aq ngjashmëri të jetës së tij personale, me ato të shkuarat e Shqipërisë gjatë regjimit të Enverit, edhe atë kur arkitekti e thëret prej Parizit, kur ia bombardojnë shtëpinë në Gjirokastër, dhe kur e shohin kalimin e fshehur, brenda shtëpisë me vite, dhe befasinë që ia bëjnë Elenës, në fund të romanit!

“Kukulla”,me një fjalë është nëna e tij, njëkohësisht është Shqipëria e tij, dashuria e tij pa kushte.

Ismail Kadare kalon nga bota e miteve, përrallave, legjendave, në botën reale, në boshtin e saj.

Roman me faqe pakë, por me domethënie të madhe.

The Guardian ka shkruar: “Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin”Booker”, ndërsa Figaro Litteraire, Pariz ka shkruar: “