(Ormus nga Fahredin Shehu)

Katica Kulavkova, Akademike, PhD në Letërsi Krahasimtare-Sorbonne, poete, zv. Presidente e PEN Global, Shkup, Maqedoni

Kontekstualizimi i poezisë së tij personale në kronotropin e Orientit Mesjetar, në mbretërinë e Ormus/Hormozit, etimologjia e të cilit i referohet hyjnisë së Ahura Mazdas (Zotit të Urtësisë) na shpërfaq një mjedis hipnotizues. Një retrospekt i shpirtit. Një takim metempsikotik me ata të të njëjtit mendim. Një takim i marrë si besim i pastër, si shpërthim i sakrales. Një kujtim i udhëhequr nga dora e padukshme e pavetëdijes. Një labortator i sintezisë – përzien shqisat, aromat, zërat, ngjyrat, shijet, prekjet.

Poezia e Fahredin Shehut është pikërisht ajo prekja e atij kokteji të ndjeshëm, që është gjuha e tij poetike. Një rikujtim i kërkimit metafizik të vetes duke u futur në simbolikën religjioze. Kujtesa e Shehut nuk është vetëm e atij. Ajo ka thithur kujtimet e njerëzve të tjerë si të vetat dhe anasjelltas. Ajo kërkon një botë përtej kësaj bote, larg dallimeve dhe ndarjeve jetëshkurtëra.

Kjo është arsyeja pse poezitë e Shehut janë medituese, qetësuese, dhe parfumi i tyre është diskrent. Aroma e jaseminit vjen nga kohë tjera, jo nga kopshti ynë. Melonkaloia e saj është e këndshme. E kaluara ka hijeshinë e vet – sa më shumë aroma, zëra, imazhe, shije e prekje që ajo përmban, aq më e fuqishme është. Kjo është arsyeja pse ajo është një palimpsest. Kujtesa u kthye në fjalë, në vargje, në poezi.

Një Kryevepër e Fuqisë Teurgjike

Vida Ognjenovic, Profesoreshë e Dramaturgjisë, Global PEN

Zv. Presidente, Beograd, Serbi

Ormusi për Shpirtin, koleksioni i poezive të reja të Fahredin Shehut është duke ardhur në një kohë të vrazhdë e me rrëmujë. Duhet ta gjejë rrugën për tek lexuesi përmes konsumatorëve

“edhe uji është i hidhur”, çdo gjë duhet të jetë fotogjenike që t’ia vlejë për t’u vërejtur. Por poezia e Shehut, e strukturuar që t’ju zgjojë e jo për të qenë një ninullë, është thellësisht e fortë. Në poezinë e tij të titulluar “Integrimi”, ai thekson se “ende askush nuk mund të porosit ushqim me algoritme / por thjesht përmes fjalëve”.

Ky libër faktikisht është një mbrojtje trimërore e fuqisë së fjalës, është mbrojtje e poezisë kundrejt kësaj bote të superioritetit teknologjik dhe ideologjisë gjerësisht të miratuar se dëshmia empirike është e vërteta e vetme dhe jo vetëm e shkencës.

Shehu në poezitë e tij në mënyrë të shkëlqyeshme e sfidon këtë qëndrim të krijuar, për të mos thënë dogmatik. Ai rrëfen në një nga poezitë e tij se fillimisht ai personalisht ishte sfida e vetvetes dhe përmes atij përjetimi, ai zbuloi se një pjesë e madhe e kësaj bote ekziston vetëm si dëshmi sensuale dhe mund të matet e të shprehet vetëm përmes virtytit të Fjalës Teurgjike. Duke qenë një nga ta, ai e ndan me në këtë libër të dëshmive të tija sensuale si e vërtetë e vetme. E nderoj këtë punë të mrekullueshme teurgjike të poezive komplekse, lirikisht delikate dhe të pasura me imagjinatë. Strofat e vargjet të kompozuara me plot kujdes janë plotësisht të mbushura, fillimisht me dashuri të të gjitha llojeve të fjalëve, pastaj supozoj, me pasazhe që lakojnë lumturi e reflektim, kujtime aromatike, mbetje të një të kaluare të kamotshme, dhe gjithë kjo një gjuhë të pasur e madhështore.

Si mburrje poetike e harmonisë, ritmit e fuqisë metaforike, ky libër domosdo duhet të lexohet. Duke besuar në një shtrirje bujare, Shehu e emërtoi këtë libër “Ormus (eliksir) për Shpirtin” i cili duke provokuar lexuesin ndjell tri komponentet zoroastriane të jetës, Ahura (shpirti), duke qenë e para prej tyre. Koha jonë plotësisht ka nevojë për elkisire poetike nga Teurgjistët e Fjalës. Nuk besoj se ai që nuk i kushton kujdes fuqisë teurgjike të fjalës do të mund të kuptojë tërësinë e ndonjë të vërtete.