Në lartësi mbidetare mbi 500 metra ndodhet qyteti simbol i rezistencës së luftës kundër turqve në krye me Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin.

Qyteti I cili të ngjallë ndjenjë atdhedashurie sapo shkel këmbën në të, duke kujtuar luftën dhe krenarinë në të njëjtën kohë.

Ky qytet pret e përcjellë shumë turistë të huaj e të vendit. I njohur më së shumti për nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kur qëndron në këtë qytet të përzihen ndjenjat e qëndresës, ndjenjat e heroizmit shqiptar, ndjenjat e mikëpritjes shqiptare që shfaqen në Pazarin e vjetër dhe në objektet hotelierike përreth të cilat ofrojnë ushqim tradicional.

Qëllimi kryesor i vizitës së Krujës janë Kalaja e Krujës dhe Muzeu Etnografik.

Duhet theksuar se i gjithë qyteti të magjeps me bukurinë e tij. Për exploarim më të hollësishëm këtë destinacion ua preferojmë ta vizitoni këtë vjeshtë/H.L.I./