Pa mëdyshje, ideshmëria e lartë kreative dhe shpërfaqja e saj sensitive e krijuesit, varet përherë nga përkushtimi dhe ndiesimi i ideshmërisë së kreativitetit të tij artistik. Zatën, ky kreativitet shpërfaqjes do të jetë i mirëpritur, nëse në te vërehet idealizmi dhe realizimi i mirëfilltë i komunikimit të lartë artistik

S’do mend, se kjo krijimtari e lartë rezonuese, vërehet qartas edhe në pikturën e piktorit Ndoc Martinit. Krijimtaria e tij, mbeti përherë, një krijimtari e qartë dhe e formësuar me idealizmin e lartë sensitive dhe fare ndiesor. Ky ndijim, zatën, u shpërfaq bukur me rezonancën më të lartë kreative.

Krijimtaria e Ndoc Martinit, është tejet e vlefshme dhe mjaft domethënëse. Ajo rrëfehet përherë me ndijimin më të lartë realist. Andaj, për këtë, krijimtaria e tij, është pa dyshim, sensitive, e formësuar, idealiste dhe me një ndjesi të lartë dhe të qartë kreative. Këtë rrëfim, piktori Martini, e përjetoi dhe e realizoi me ndijimin më të lartë komunikativ, artistik dhe estetik. Ishte pa dyshim, gjithnjë shpërfaqës i denj i kohës dhe pa dyshim shpërfaqës i kombëtarës shqiptare.

Piktori, Ndoc Martini lindi në Shkodër më 1880. Shkodra përshkuhet si një qytet i artit, i jetës dhe i ngjyrës. Aty u linden edhe shumë krijues të tjerë, si; Kol Idromendo, Andrea Kushi, Simon Rrota… Martini rrjedhë nga një familje e respektuar e zones Grudë. Dhe, që nga mosha e hershme, kur ishte nxënës, vërehej kjartas talenti tejet i lartë për arte figurative.

Andaj, që  nga rinia, ai shpërfaqi idejshmëri të lartë për vizatim. E, në mjediset e shkollës ia mundësojnë që të hapi një ekspozit me punimet e tij të nduarnduarta.Me këtë zgjuarësi të jashtëzakonshme për artin, vendosi që të bëhej piktor, gjithsesi duke hezituar që të pasurohet me njohuri të reja për artin.Dhe, nga kjo kohë e hershme, ka mbetur vetëm një punim i quajtur ”Portret  fëmije” që është ruajtur në Galerinë e Shkodres. Ai në vitin 1902 shkoi në Itali [Romë] për të studjuar në një nga shkollat e artit. Këtu krijoi një mori veprash, por si më e rëndësishmja cilësohet kompozimi, ”Dy malësorët”

Eshtë tejet e kuptueshme, se të gjithë piktorët e Rilindjes, rëndësi të konsiderueshme i kanë kushtuar portreteve. Edhe piktori Ndoc Martini, iu kushtoi rëndësi të madhe portreteve. Pra, këto portrete të tij u realizuan me një vëmendje të posaçme, por edhe me një ndjesi shumë të lartë kreative.

Zatën, ky kreativitet ishte shumë i sensibilizuar dhe tejet i formësuar. Ky formësim, ishte një shpërfaqje e detajuar për mrekulli. Ai, gjithsesi, këto portrete, i kishte studjuar në detaje dhe,  ato s’do mend, rezononin me një shprehje tejet analitike. Pa dyshim ky analizim, i mrekullueshëm, dendur u shpërfaq me një invencion të lartë dhe tejet konkretizues.Rrjedhimisht, ky konkretizim, u tregua bukur. Dhe, kjo bukuri rrezatuese, përherë u tregua në të gjitha tablotë e tij sensitive dhe kreative.

Zatën, piktori Ndoc Martini, bëri një mori portretesh, duke u përqendruar në një analizim kreativ, fare të formësuar dhe në një kreativitet tejet të sensibilizuar. Mu këtu, piktori u përqendrua dhe pati të drejt dhe pati shumë sukses.

Ai, pa dyshim, u përcaktua, sidomos për disa njerëz të shquar, si; Rafaeli, Dante, Galileu, Verdi, Mikelanxhelo e ndonjë figurë tjetër madhore. Megjithatë, nga të gjitha portretet e realizuara, pa dyshim për invencion të lartë kreativ dallohet portreti ”Doktor Prelë Martini” [46 x 52], 1914.

Kjo vepër tejet sensitive, e ruan atmosferën e kohës. Zatën, mënyra e paraqitjes, tregon dendur për një frymë romantike e melankolike të pikturës shqiptare të asaj periudhe.

S’do mend se atmosfera e punimit rrëfen një shprehje të një zymtësie, që gjithsesi shkaktohej nga zymtësia e jetës shqiptare  në përgjithësi dhe e autorit në veçanti. Pa mëdyshje, ky portret radhitet në mesin e portreteve më të realizuara të asaj kohe. Dhe, sigurisht konsiderohet si një portret tejet cilësor i periudhës së Rilindjes shqiptare.

Ky portret, gjithsesi na krijon përfytyrime më të qarta për kohën e realizimit, duke na dhënë psikologjinë e intekektualit shqiptar. Andaj, pas portretit të Idromenos [Motra Tone] ky portret i piktorit Martini është pa dyshim portreti më i realizuar.

Gjithsesi, piktori Martini, interesim të shtuar tregoi edhe në shpërfaqjen e peizazhit. S’do mend se edhe në këto peizazhe, piktori pati ndjesi shumë të lartë të rrëfimit përmbajtësor. Ai, në tablotë e tij, me përpikëri tregoi dashuri dhe pamje nga disa qytete si; Shkodra, Napoli, Roma, Venecia  dhe  ndonjë qytet tjetër.