Pas paraqitjeve të suksesshme në skena të njohura botërore, në SHBA, Belgjikë, Suedi, Austri dhe Poloni, Kori Siparantum është rikthyer në vendlindje për të prezantuar punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm artistik.

Mbrëmë në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, Siparantum ka mbajtur një koncert të veçantë me një program të larmishëm muzikor, duke përfshirë vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë që nga periudha e Rilindjes deri tek muzika bashkëkohore.

Publiku i pranishëm e priti këtë koncert me një entuziazëm të madh.