Konfirmohet roli i ardhshëm i Daniel Craig pas James Bon – ka lidhje me 007

Roli i ardhshëm i Daniel Craig pas atij të James Bond në filmin “No Time To Die” është konfirmuar dhe ai prapë ka probleme me 007

Mbrëmjen e kaluar, Daniel Craig i tha lamtumirë James Bondit në premierën botërore për herë të pestë të tij dhe të fundit në një rol të agjentit 007, në filmin “No Time To Die”. Por, 53 vjeçari tashmë ka nënshkruar për të luajtur rolin e radhës. Fansat e Bond do të jenë të kënaqur pasi që roli i tij i ri do të këtë lidhje direkte me 007.

Sipas New York Times, Daniel Craig do të luajë në rolin e Macbethit, të bazuar në karakterin e William Shakespeare, një rol që do të luhet në Broadway vitin e ardhshëm.

Përderisa, ylli i James Bond është i njohur për role në ekranin e madh, ai ka përvojë edhe si një aktor në skenë gjithashtu.

53 vjeçari ka luajtur më parë në prodhime të Broadway si “A Steady Rain (2009) dhe Betrayal (2013).

Po ashtu ai ka luajtur Iagon kundër David Oyelowose në një punëtori të Teatrit të New Yorkut te Othello.

Bashkëaktorja dhe kundërshtarja e mbretit skocez Craig do të jetë Ruth Negga në rolin e Lady Macbeth, e cila ka luajtur Hamletin femër në një produksion të “Off Broadway” në St Ann’s Warehouse.

Sa për lidhjen e Macbeth me Bond, shefja e 007, Barbara Broccoli do të jetë producentja kryesore e kësaj shfaqje në teatër.

Ajo ka qenë duke folur me Craig për të luajtur rolin ikonik të Shakespeare për disa vite, prej që ylli i Bond kishte shprehur interesin e tij të luajë në këtë shfaqje.

“Jam e emocionuar që kjo po vjen pas Bond, sepse, padyshim, pas 16 viteve duke punuar me këtë karakter, mendimi se gjithçka do të vinte në fund ka qenë tërësisht e vështirë”, tha Broccoli, transmeton GazetaExpress.

“Andaj është vërtetë e mahnitshme për mua që ne do të punojmë me dikë tjetër kaq shpejtë pasi që ai i dha fund ciklit të tij me James Bond”, shtoi Broccoli.

“Kanë qenë 18 muaj të tmerrshëm për të gjithë, teatri është shkatërruar tmerrësisht”.

“Ai me të vërtetë dëshiron të kthehet dhe të jetë në skenë dhe t’i inkurajojë njerëzit që të kthehen në Broadway – është e rëndësishme për të gjithë ne nga aspekti kulturor por edhe në aspektin social”.

Roli i Macbethit do i marrë 15 javë Craigut, duke filluar me shfaqjen provë më 29 mars, para se të jepet premierë më 28 prill në teatrin “Lyceum” të Broadway.

Macbeth do të punohet me regji të Sam Gold, i cili ka punuar më parë edhe Othellon, në të cilën ka luajtur Craig dhe në ringjalljen e Mbretit Lir më 2019.

Por, përveç teatrit, Bondi në largim ka para vetës edhe disa role për filma dhe seriale televizive.

Craig tashmë ka përfunduar xhirimin e filmit “Knives Out 2” në Greqi, në të cilën ai përsërit rolin e detektivit Benoit Blanc në një tjetër mister të vrasjes se Rian Johnson, film që pritet të transmetohet në Netflix vitin e ardhshëm.

Derisa 53 vjeçari do të luajë edhe në filmin “The Creed of Violence as Rawbone” të Todd Field.

Ngjarja e filmit të ardhshëm i takon vitit 1910 ku dy burra, një vrasës (që luhet nga Craig) dhe një agjent qeveritar me një lidhje të fshehur të tij , ku përpiqen që ta ndalojnë një rrjet të kontrabandës së armëve.

Kurse në seriale televizive, Craig do të luajë rolin e Andreas Wolf në “Purity”, i cili i bashkohet një gruaje të re në një grup aktivistësh për të filluar një kërkim global për babanë e saj.

Aktori 007 do të luajë Benoit Blanc së paku edhe herën e tretë në Knives Out 3, nëse paraardhësi i tij arrin që të fitojë 100 milionë dollarë. /GazetaExpress/