Shumica e romaneve të Agron Tufës, janë shkruar mbi ngjarje që ndodhin në kohën e komunizmit në Shqipëri.

Kjo bëhet më e kuptueshme kur kihet parasysh që Tufa drejtonte Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, derisa në vitin 2019 kërkoi azil në Zvicër, pas disa kërcënimeve që i ishin bërë në lidhje me punën e tij në këtë institut.

Megjithatë, shkrimtari Bashkim Hoxha, ka thënë se vepra e Tufës duhet parë e shkëputur nga vetë raporti i autorit me komunizmin.

Hoxha, i cili njësoj si Tufa është laureruar me shpërblimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë, u shpreh kështu teksa po diskutonte për romanin “Mërkuna e zezë” të Tufës, në emisionin CODEX të KTV-së./koha.net/