TOZAN ALKAN (1963) – TURQI

Përktheu Ramadan Musliu

Koha është gjithashtu një maskë
si vendi i bojës ku mendja mungon
pafajësi që shihet në fletët e bardha të letrës
Sikur mbyllet dhe çelësi është hedhur
Çdo gjë është e njëjtë në kopshtin e kujtimeve
Shpërbërja e trupave
Kujtimet e një jete të rënë
Dredhkë që nuk kursen helmin e sajj
Mlini me një këmishë të ngrirë me shtirak
E kuptoj që kam shpëtuar më shumë sesa është e nevojshme,
Kur vdekja është çështja e vështirë për tu besuar
Koha është gjithashtu një maskë
Ashtu si vendi i bojës me mendje të munguar
Është e pafajësi e fshehur në fletët e bardha të letrës
Ashtu si një maskë, edhe unë e dua një vend bosh në letrën e bardhë
Detet janë çarë, zbrazëtia më kapi
jam anije e mbytur, pa pasagjerë jashtë vendit
Oh ai oktapodi si shtrëngon për qafe
Si ma gërryente trurin.
Heq dorë nga shkrimi
Poezia e kuqe e rrëmbyer nga dashuritë
Për trenin tuaj ishin stacion
Llamba jonë nuk ishte e mirë; sepse heshtja juaj nuk dha asnjë zë
Më kot kërkova një armë në treg
Kot e kam kërkuar
Kot e kalova jetën
Koha është gjithashtu një maskë
Ashtu si vendi i bojës ku mendja mungon
Pafajësi që shihet si në fletët e bardha të letrës