Myku sjell një seri problemesh, mes tyre ato me frymëmarrjen, infeksione, alergji ose astmë

Sipas Uswitch (një website që krahason shërbimet dhe çmimet në Angli), 62% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar kanë probleme me mykun në shtëpi në një moment të jetës së tyre.


Çështja është se myku shkaktohen nga një grumbullim lagështie, dhe një nga burimet e kësaj situate mund të jetë kondensimi. Kondensimi ndodh kur avulli ose lagështia përplasen me një sipërfaqe të ftohtë.

Ky fenomen është më i theksuar në dimër, sepse kur jashtë është ftohtë, ka më pak të ngjarë që ju të hapni dritaret. Por, nëse jeni duke bërë dush ose duke tharë rrobat me dritaren e mbyllur, kjo mund të çojë në lagështi dhe myk. Kjo ndodh edhe për shkak të ajrosjes së dobët në shtëpi, dritareve mbyllura ose lagështirës.

Petya Holevich, një eksperte e pastrimit foli me The Sun për praktikat më të mira kur bëhet fjalë për ajrosjen e shtëpisë. Ajo theksoi se koha ideale për të hapur dritaret është gjatë pjesës më të ngrohtë të ditës, pasi kjo është koha më e mirë kur ajri jashtë është më i thatë.


Ekspertja këshilloi që t’i hapni dritaret ose në mëngjes vonë ose pasdite herët. Pra, me fjalë më të thjeshta, jo shumë herët në mëngjes dhe jo shumë vonë pasdite.

Duke e ajrosur shtëpinë gjatë kësaj kohe, ju lejoni ajrin e pastër që të qarkullojë nëpër shtëpi, gjë që ndihmon në heqjen e lagështirës pa pasur nevojë për ngrohje shtesë, citon Anabel.

Nuk humbisni asgjë nëse e provoni! /