Ava Max ka arritur një sukses të ri me këngën “Kings and Queens”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është një prej emrave që çdo ditë shënon arritje të reja.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja bëri të ditur se kënga e saj “Kings and Queens” tashmë ka arritur të renditet në vendin e parë në listën “Billboard Adult Pop Songs” për javën a 6-të.