Yehuda AMICHAI

Filloi kështu: në zemër u bë
i çlirët, i lehtë dhe i lumtur, sikur
kur dikush e ndjen që po i lirohen pak lidhëset e këpucëve të tij
dhe përkulet.
Pas kësaj erdhën ditët e tjera.
Tash jam si një Kalë Troje
i mbushur me dashuri të tmerrshme:
Çdo natë thyhen dhe lëshohen si të çmendura
Dhe në agim kthehen
Te barku im i errët.