Poemë nga: Bertolt Brecht
Përktheu: Faslli Haliti

1.

Kur isha i vogël, shkoja në shkollë
dhe mësova të dalloja timen dhe tënden,
dhe kur mësova gjithçka
nuk më dukej të qe gjithçka.

Në mëngjes unë isha pa ngrënë
ndërsa të tjerët kishin ç’të hanin
dhe kështu mësova prapë gjithçka
në esencën e armikut të klasës.

Dhe mësova përsenë dhe përsinë
bota është e ndarë nga një gropë!
që mbetet mes nesh, sepse nga lart
drejt e teposhtë bie shi.

2.

Dhe ata më thoshin: “Ti do të bëhesh si ne”
nëse do të bëhesh i mirë!
Por unë mendoja: nëse janë delet e tyre
nuk do të bëhem kurrë kasap.

Dhe pashë më shumë se një prej nesh
që për ta rrahu trotuarin,
dhe nëse se atij i ndodhi i njëjti fat
që më befasoi mua edhe ty.

Por unë nuk u mrekullova,
me kalimin e kohës pashë se si qëndrojnë gjërat
me ta: është drejt teposhtës,
dhe jo drejt së lartës rrjedh shiu.

3.

Atëherë dëgjova të binte daullja
dhe të gjithë thoshin këto fjalë:
tani duhet të luftojmë
për një vend të vogël në diell.

Dhe zëra të ngjirur na premtuan
që të tërheqnim blunë nga qielli,
dhe terroristët të mirushqyer bërtisnin:
mos jini frikacakë në këtë moment!

Dhe ne i besuam ata: është një çështje orësh,
atëherë do ta kemi këtë dhe atë.
Por shiu përsëri zbriti poshtë dhe ne
për katër vjet shqyem e ngrëm barin.

4.

Dhe një herë, papritmas, ai tha me vete:
tani të bëjmë republikën!
Dhe secili do të jetë i barabartë me tjetrin,
i dobët ose i shëndosh qoftë.

Dhe kush qe i lodhur nga uria
nuk kishte qenë kurrë me kaq shpresë.
Por kush ishte i kënaqur me ngrënien
si ata ishte gjithashtu plot me shpresë.

Dhe unë thashë: diçka nuk kuadron
dhe nga dyshimi isha i turbulluar:
diçka nuk kuadron, nëse shiu
duhet të bjerë që lart.

Ata na dhanë fletë për të votuar,
ne dorëzuam armët,
ata na dhanë një premtim,
ne u dhamë armët që kishim.

Ne dëgjuam të thonë: ata, e dinë prej kohësh
që do të na ndihmonin tani,
ne na duhej të shkonim në punë,
ata do të bënin gjërat e tjera.

Atëherë unë vendosa të lëviz përsëri
dhe siç donin, mbeta i qetë,
dhe mendova: nga ana shiu është e bukur
i cili dëshiron të rrjedhë që lart.

6.

Dhe menjëherë më pas i dëgjova ata të thoshin
se tani ishte rregulluar çdo gjë:
ne mbajmë mbi shpinë të keqen më të vogël
ajo më e madhja u kursye.

Dhe ne dërguam atje priftin Brüning
sepse në vendin e tij nuk kishte Papë.
Dhe ne i dërguam poshtë junker Papën
sepse nëse jo, ishte radha e Schleicher.

Dhe prifti I kaloi dorëzimin në junkerit
dhe junkeri ia kaloi atë gjeneralit.
Dhe shiu zbriste që lart poshtë
dhe qe një rrjedhë kolosale.

Ndërsa ne qarkullonim me fletët e votimit
ndërkaq ata mbyllnin fabrikat.
Që ne të flinim para një agjencie punësimi
ose të ishim prapa që të na vulosnin çertifikat,

ata nuk u kujdeseshin për ne.
Dëgjonim fjalë komanduese si këto:
Qetësohuni! Prisni pak më shumë!
Sa më e madhe është kriza

aq më madhe rimëkëmbja!
Dhe u thasha shokëve të mi:
kështu flet armiku i klasës!
Kur flet për një epokë të mirë

është e tija që synon të flasë.
Shiu nuk do të rrjedhë kurrë lart,
sepse papritur ai zbulon se na do.
Krejt ajo që mund të bësh, kush e di kur,

mund ta pushoi shiun,
domethënë kur dielli shkëlqen.

8.

Një ditë pas ditëve të reja
i pashë flamujt të marshonin,
dhe shumë nga njerëzit tanë thanë:
nuk ka më armik klase.

Pastaj pashë në kokën e tyre
fytyra që ishin njohur për mua tashmë,
dhe dëgjova, në ton të vjetër rreshteri,
të hunguronin zërat e tyre.

Dhe mes festave dhe flamujve shiu
natë dhe ditë rridhte i heshtur,
dhe kushdo mund ta dëgjonte
po gjendej nëpë rrugë.

9.

Ata ushtroheshin me përkushtim për të shtënë,
dhe flisnin për një armik me zë të lartë,
dhe tregonin me krenari përtej kufirit
dhe ishte për ne ajo që mendohej.

Sepse ne dhe ata janë armiq
në një luftë që nëse unë fitoj ti humb,
sepse ata jetojnë për ne dhe vdesin
nëse ne nuk jemi më shërbëtorë të tyre.

Dhe ky është gjithashtu motivi për të cilin
çudia jote është e pavend,
nëse ata hidhin mbi ne si shiu
që hidhet mbi tokë.

10.

Dhe kush prej nesh ka qenë i uritur
ra në një betejë,
dhe kush prej nesh vdiq
e vranë e lëre mos zgjat

E morën me ushtarët e tyre
kush nuk e pëlqente urinë,
ia thyen nofullën
atij që kërkoi bukë.

Tani e përzenë
atë që i premtuan,
dhe atë që tha të vërtetën
e mbajnë në një kasë zinku.

Dhe ai që besoi atë që thoshin ata
që qenë miqtë e tij
Kjo ishte ajo që priste
se uji rrjedh që lart.

11.

Sepse, çfarëdo që ata na thonë
ne jemi armiq të klasës:
kush prej nesh nuk guxoi të luftonte,
u dënua të vdiste nga uria.

Tambourine, ne jemi armiq të klasit!
Kjo nuk e mbulon rrotullimin tuaj të daulleve!
Industrialë, të përgjithshëm dhe junker
armiku ynë, je ti!

Është një problem që nuk mund të shtyhet,
asgjë nuk shlyhet!
Asnjë ujë nuk rrjedh drejt sipërme
as nuk pretendohet!

12.

Bojaxhiu të zbardhë nëse beson,
nuk do të na fshehë të çarat!
Një mbetet dhe një duhet të japë rrugën
ose unë ose ti, një nga n të dy.

Dhe çdo gjë që unë mësoj,
ABC-en nuk duhet ta ndryshoj:
Unë nuk do të kem kurrë asgjë të përbashkët
me armikun e klasës.

Fjalën që na bashkon,
nuk do të mundet të gjendet kurrë:
nga lartë poshtë rrjedh shiu
dhe ti je armiku im i klasës.