Çeslav Milosh

Përktheu : Odhise Çerkezi

Kam folur kaq pak.
Ditët ishin të shkurtra.

Ditë të shkurtra.
Net të shkurtra.
Vite të pakta.

Kam folur kaq pak.
Nuk mund të vazhdoja.

Zemra ime u lodh
Nga gëzimi,
Dëshpërimi,
Pasioni,
Shpresa.

Nofullat e Leviathanit
U mbyllën mbi mua.

I zhveshur, shtrihem në brigjet
E ishujve të shkretë.

Balena e bardhë e botës
Më tërhoqi poshtë në gropën e saj.

Dhe tani nuk e di
Çfarë nga të gjitha këto ishte e vërtetë.