“Askush nuk është më i sigurt nga e ashtuquajtura “kulturë e anulimit“, tha ylli i filmit Johnny Depp në Festivalin e Filmit në San Sebastian, ku do të merrte çmimin më të lartë të eventit për gati 40 vitet e tij të karrierës në ekran.

Depp, 58 vjeç, humbi betejën me tabloidin britanik që e etiketoi atë si “dhunues të grave” vitin e kaluar ku u akuzua se abuzonte me ish-partneren e tij Amber Heard. Që prej asaj kohe aktori është ankuar se është bojkotuar nga Hollivudi, ndërkohë që për filmin e tij të fundit “Minamata”ka luftuar shumë që të siguronte një dalje në SHBA.  Depp dënoi “këtë kulturë për të anuluar” ose këtë nxitim të menjëhershëm të gjykuar sipas tij  bazuar në të flitet për të.  

Unë do të shkoj në shtëpinë e dikujt. Unë do të performoj në festën e ditëlindjes së fëmijës tuaj. “Askush nuk është i sigurt për sa kohë që dikush nuk është i gatshëm të thotë një fjali për mua”, tha ai.

Depp filloi t’i ngjiste shkallët e karrierës së tij në vitet ‘90 me filloi të kishte sukses në vitet “Cry Baby” e”Edward Scissorhands”, por kulmin i famës e pati me “Piratët e Karaibeve” në rolin si Jack Sparrow.

Ndërkohë pas vendimit në të kundërt të tij të gjykatës së Londrës ai u zëvendësua në filmin “Fantastic Beasts”. Ndërsa grupet feministe dhe shoqatat e industrisë së filmit kritikuan vendimin e Festivalit të Filmit në Gusht që e nderuan atë me çmim.