Thënie të Fyodor Dostoyevskyt

Edhe nga mënyra se si qesh, mund të njihet njeriu.

• Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.

• Shkalla e qytetërimit të një shteti matet nga burgjet e tij.

• Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla.

• Pse e kemi mendjen atëherë, nëse s’bëjmë sipas mënyrës sonë.

• Qenie që i përshtatet gjithçkaje: është përkufizimi më i mirë që mund t’i bëhet njeriut.

• Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.

• Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.

• Zotësia më e madhe për shkrimtarin është zotësia për të fshirë atë që ka shkruar.

• Arti është një kërkesë për njeriun ashtu si dhe të ngrënët e të pirët.

• Asgjë nuk është më fantastike se realiteti.

• Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzit, ajo është edhe fisnike.