Diva e muzikës, Jennifer Lopez ka zbuluar sekretin e lëkurës së saj të pastër.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ku prezantonte produktet e linjës së saj kozmetike, si pastruesin e fytyrën, serumin, kremin dhe zbuloi se në to ka një përbërës sekret: vaji i ullirit.

Jennier tregoi se kur ishte adoleshente e ëma e kishte këshilluar të përdorte vaj ulliri dhe kuptoi që ishte një super produkt, prandaj e ka përfshirë në përbërësit e linjës së saj kozmetike.

“Mami më ka pas thënë që vaji i ullirit është kura për gjithçka”, u shpreh ajo.