Poezi nga Maram Al-Masri
Dua që bota ta dijë
se jam një grua
me një milionë krahë
të shtrirë për ta përqafuar.
Një grua me miliona sy
për ta parë.
Një grua me miliona buzë
për ta puthur.
Me miliona veshë
për ta dëgjuar.
Dua që bota ta dijë
se jam një grua që i përngjaj lehtësisë së ajrit
dhe peshës së malit.
Jam një grua e krijuar nga uji dhe poezia
e shkruar nga loti dhe buzëqeshja.
Dua që bota ta dijë
se jam bija e agut dhe e dritës
Jam një grua që i trembem territ
territ të zemrave dhe ndërgjegjes.
Dua ta dijë se çdo herë që
jam rrëzuar
jam ngritur
Se në çdo herë që kam vdekur
kam jetuar.
Përktheu: Elmaz Fida