arsalbanica.mk – Një këngë e juaj me titullin “Çiftelia”  ka qenë pikësynimi i jonë për realizim të kësaj interviste,  jeni të mendimit sa aq shumë dhunohet kënga folklorike?

Milaim Mezini-Po, vërtetë ashtu është. Pikërisht kjo formë e të kënduarit më ka shtyrë që t’a realizoj këtë këngë, e cila u pëlqye nga publiku. Vetëm njeriu i dehur mund t’bëj bënë k’so gjëra?! Të dhunosh me grushte veglat e bukura muzikore që t’knaqin shpirtin me tingullin e tyre, të bërtasësh pa kurfar kontrolli, krejt jasht intonimit, e t’i këndosh dikujt për s’gjalli, kjo nuk është art, por dhunë, shfrenim dhe çka jo tjetër..?! Fajtorë janë disa Tv private që u japin hapsirë, sepse ata nuk kan qëllimin tek arti, por tek klikimet në rrjetet sociale. Këto gjeste i kan bërë disa rapsod më herët, por jo kështu dhunshëm, sepse ata i kan rënë me gisht, ose siç thuhet në popull ‘’me skupallë’’, tak, tak, tak, mjeshtrisht, duke e krijuar një atrakcion t’bukur! Po të futeni në repertuarin tim krijues, çdo këngë përmban mesazh në vete!

arsalbanica.mk – Kemi mendimin se tradita muzikore folklorike nuk kultiovohet ashtu siç duhet nga institucionet tona. Na intereson të dijmë mendimin tuaj?

Milaim Mezini-Fatkeqsisht po. Nuk punohet ashtu siç duhet me kritere që kërkohen sipas traditës. Veshjet nëpër skena shpeshëherë nuk janë të trevave nga vijnë artistët, por ka një kolorit miks, tek disa edhe të përgjysmuar. Kultura ka ngecje të mëdha në të gjitha trojet tona. Politika ka futë hundët thellë në te, duke emëruar njerëzit e tyre pa patur njohuri të duhur për kulturën. Kjo s’falet, sepse tashmë po dëshmohet se artet dhe sportet janë ambasadorët tanë më të mirë në gjithë globin!

arsalbanica.mk – Folklori është shpirti i një kombi, në te kaluarën muzika folkorike shqiptare e ka luajtur rolin e shkrimit të historisë kombëtare. Çfarë raporti ekziston mes shqiptarëve dhe muzikës?

Milaim Mezini-Se folklori ynë është shpirti dhe ruajtësi më mirë i ngjarjeve historike nëpër shekuj, këtu nuk kemi dyshim fare. Historia e jonë është cenzuruar nga pushtuesit e shumtë shekullorë, por rapsodët krijues kan bërë që të mos harrohen kurr ato ngjarje duke i shkrirë në vargje, në lahutë e Çifteli trimëritë e tyre! Biles këto ditë kam lexuar disa komente ku më shumë lavdohen rapsodët tanë, se sa disa historian të cilët kan bërë diploma në kohë moniste, si në Beograd, Moskë etj..?! Vërtet folkori është shpirti i kombit që kurë ska përqarë raportet në mënyrë racore as fetare, përkundrazi, ka bashkuar të gjithë! Kënaqësi është kur i dëgjon popujt e botës Gjermanët, Amerikanët, Kinezët, Turqit etj. duke i kënduar këngët tona shqipe. Një nga t’a është edhe kënga e duetit tonë: Ferati-Mezini, “Kur jam kanë nji vakt i ri”, kënduar nga grupi Gjerman “Super 700” etj.etj…!

No description available.

arsalbanica.mk – Muzika komerciale konsiderohet si një dukuri negative ! !?

Milaim Mezini-Ajo për mua më së paku është art. Vet fjala “Komerciale” tregon se ajo më shumë bëhet për këmbë dhe sy. Aty s’gjen vargje të bukura, aty ska metaforë poetike, aty ka vargje të stilit të varfër ‘’ta hanksha-Ma hanksh’’ “kalle, kalle me raketa”, sharje nga më të ndryshmet që si duron shpirti artistik. Pse? Sepse aty ku nuk funksionon vertikalja e dorës  profesionale, aty edhe ndodhin k’so gjërash të shëmtuara! Aty dominon kryesisht ritmi dhe ngjyrat orientale. Një gjë duhet kuptuar se arti ka çmim dhe don investim dhe një numër i madhë i tyre më shumë shikon anën materiale, se ate profesionale, fatkeqsisht. Personalisht jam për një cenzurë, jo siç ishte në kohën e centralizimit, por të kontrollohen dhe verifikohen gjërat e mira dhe të pavlera që s’i bëjnë nderë aspak thesarit tonë të çmuar kulturorë!

arsalbanica.mk – A ndikon muzika folkorike në përmirsimin e  imazhit kulturor të shqiptarëve?

Milaim Mezini-Po, dhe shumë biles. Më kujtohet një kohë kur disa të ashtuquajtur persona të ‘qytetëruar’ turpëroheshin t’a vejnë plisin e bardhë në kokë, kurse shikoni sot kur edhe nëpër stadiumet tona shkëleqen publiku me plisa, sepse folku ynë është identitet. Çdo gjë që është e jona, duhet të ndihemi krenar dhe t’a ruajmë si sytë e ballit, sepse jemi të rrethuar nga fqinjë që s’na e duan të mirën dhe duan t’na e marrin kulturën tonë, siç ndodhi me Lahutën etj..?! Me kolegun tim Mahmut Ferati, kemi patur fatin të marrim pjesë në Festivale jashtë Kosovës dhe gjat performimit tonë, vetëm t’i shihje se si vraponin pas nesh gazetarët, etnomuzikologët etj. sepse ishte diqka e bukur dhe e jashtëzakonshme për t’a, si këndimi, koloriti i veshjeve tona etj..!

arsalbanica.mk – Folklori dhe mediat, a ekziston ky binom?

Milaim Mezini-Do thosha deri në një masë, pra jo sa do duhej, sepse mediat elektronike, sidomos ato që thiren si Kombëtare, shumë pak i japin rëndësi folklorit, gjithmonë duke u thirrë në arsyetimin e mjeteve materiale, gjë që len shumë për të dyshuar. Për dallim nga këto, disa Tv private herë, herë kan bërë më shumë, kuptohet me ato mundësitë që kan. Tek mediat e shkruara si gazeta, portale etj., më shumë i japin rëndësi lajmit, se sa një ngjarjeje kulturore, kudo që ndodhë ajo! Është qesharake se në disa raste më shumë i jepet rëndësi kur ndonjë artist në skenë zë në thua, se sa gjithë ai event kulturorë..?!

arsalbanica.mk – Sa jeni të kënaqur me publikun, ka interesim për folklorin?

Milaim Mezini-Gëzon fakti se në dekadën e fundit, ka shënuar një rënje të madhe muzika tallava dhe muzika e orientalizmave të ndryshme dhe fatmirësisht foklori ka një ngritje shumë të mirë në krahasim me vitet e mëparshme. Publiku fatmirësisht po e vlerëson në një masë. Kjo duket dhe shihet edhe në rrjetet sociale, me miljona klikime, komentime dhe vlerësime të shumta!

No description available.

arsalbanica.mk – Keni përkrahje nga institucionet në Kosovë për muziken folklorike?

Milaim Mezini-Pak e hiq?! Ndodhë ndonjëher ndihma kozmetike. Unë kam realizuar mbi 400 këngë, nga ato, 160 këngë për dëshmorët dhe vetëm në dy këngë më kan sponzoruar, dy Komunat Kaçanik dhe Ferizaj, të gjitha tjerat i kam bërë vet dhe me ndihmën e sponzorëve të ndryshëm.

arsalbanica.mk – Ekzistojne disa festivale folklorike  a mendoni se këto festivale jane kultivues të denjë të muzikës folklorike?

Milaim Mezini-Së pari them se është mirë që egzistojnë, së dyti është kënaqësi kur i sheh brezat e rinjë në kostume kombëtare, sepse i japin jetë folkorit, por që janë të denjë këte s’mund t’a themi, sepse po shohim gjëra të përsëritshme, herë-herë si klishe. Përparime ka, por jo dhe sa kemi dëshirë. Disa Festivale thirren Kombëtare, por më shumë ngjajnë në Festivale Komunale, apo rajonale. Len shumë për të dëshiruar përzgjedhja e Jurive me persona thuaja të njëjtë gjithandej dhe shpeshherë vendimet e tyre kan konfikt interesi dhe po dalin qesharake. Festivali më i madhë i t’gjitha kohërave në Kosovë, RFBK që organizohej në Drenas për dekada me radhë dhe udhëhiqej nga dora profesioniste e Institutit Albanalogjik, mjerisht u shua. As ai i Gjirokastrës nuk është më funksional. Këto janë Festivale të dëshmuara. Aty e gjejmë Kulturën tone të mirëfilltë!

Intervistoi :Zeqirja Ismaili

                                                    ,