Deklamonte pa letër në dorë, ndërsa ishte në gjendje të krijonte aty për aty.

Rifat Kukaj, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë në letërsinë për fëmijë, më 20 korrik 2003, ua kishte lënë një mesazh unik nipave të tij, Drenit dhe Bardhit.

Porosia e tij në letrën drejtuar nipave është aktuale sot më shumë se kurrë, sepse flet për shpirtin e njeriut që po e varfëron interneti që “s’ju ka kënduar kurrë asnjë ninullë”!

Poezinë e Rifat Kukajt, mund ta lexoni më poshtë.

LETËR NIPAVE

Ki mendjen ti Dren
Edhe ti Bardh;
Që mes veti ziheni
Si laraskat mbi gardh:
Kështu si po veproni
Nuk ka kuptim
(Është edhe trishtim)
Harruat gjysh e gjyshe
Për një internet
Kjo nuk ka lezet
N’fshat as në qytet!
Po s’erdhet n’fundjavë
D.m.th. për uikend
Çdo gjë përfundon.
THE END

Gjyshi, dora vet
Pa kompjuter e internet.

P.S.:
Mendoni për këtë pusullë
Interneti s’ju ka kënduar
Kurrë asnjë ninullë!