Poezi nga: Dritëro Agolli

Në vite të zgjebur, të rrjedhur nga guvat,
Zbret pas historia si rrotë
Dhe ngjiten në kodër hajdutët dhe kurvat
Të shajnë e të nëmin heronjtë.

Dhe ti i zgërlaqur, kur shpohen kambanat,
Në sofër më hesht si bizele,
Paçka se kusarët, paçka se putanat
Heronjtë i mbështjellin me zhele.