Pirro Minella Millona

…..Koke ulur hyra ne dhome. U ngrit ne kembe. U puthem me mall te dy. Nuk kisha fjale ta ngushelloja, per humbjen aq papritur te bashekeshortes se tij, qe ishte dhe njekohesisht shoqja ime dikur studente
Na sollen kafete. Cigaren e padjegur deri ne fund e shtypi dhe ndezi tjetren. Nuk kishte pike gjaku ne fytyre.
Te dy mendonim, ishim studente kur u dashuruan te dy. Nje dashuri teper e madhe e thelle plot jete e pasion mbi dyzete vjet bashke kudo dhe nje dite papritur iken ne perjetesi.
Filloi te flase me ze te ulet duke mu drejtuar mua, por me shume i fliste vetes se vet per ta bindur:
-Sa papritur mu nderprene tere enderrat e bukura qe kisha me te. Nuk e mendova kurre se ishte nata e fundit qe ajo flinte me mua. Nuk i dhurova ato perqafime per shume nete te tjera, sa e ndjej mungesen e atyre perqafimeve.
Te nesermen ne mengjes si zakonisht iku per ne pune, kurse diten tjeter jo, sa puthje do ti dhuroja pa dale nga dera e shtepise.
Si tani ne vesh degjoj ate zerin e saj “diten e mire”, ishte hera e fundit qe e degjova, sa keq nuk e dija, perndryshe ate ze do ta rregjistroja ne celular dhe ta degjoja cdo mengjes me vone. Sa here te me merrte malli per ate ze”
Degjo miku im-e ngriti zerin dhe me gisht mu drejtua mua:
-Beji gjejrat sic duhet qe te kesh te nesermen, se ndryshe ajo nuk vjen dhe te ngelet vetem e sotmja. Ja une nuk kam me te neserme me te, thua kam bere gabime.
Sot per ty mund te jete hera e fundit qe te shikojne njerezit e tu. Prandaj ate qe ke per te bere per ata njerez beje sot, se ja si mua e nesermja nuk vjen me kurre.
Do te pendohesh kur te mendosh se nuk gjete kohen per nje buzeqeshje, per nje perqafim te ngrohte edhe per nje puthje se ishe duke u marre me dicka tjeter, qe mund ta beje me vone, kurse keto nuk i realizon dot.
Sa nevoje kam une per te, prandaj mbaji afer ata qe dashuron, sillu me ngrohtesi me ta, gjej kohen edhe duke sakrifikuar dicka tjeter . Thuaji fjalet me te dashura qe di per ata qe dashuron.
….Mos harro se nje dite edhe une dhe ti do te ikim dhe askush nga njerezit qe na rrethojne nuk do te te kujtojne mua dhe ty per ato mendime qe kemi sot ne koken tone te pashprehura me ata, pra ato mendime diku te fshehura thelle dhe qe nuk do te marrin udhe kurre….