Përgatiti: Bajram Karabolli

Kush ka arritur të bëhet i keq, nëse është vërtet njeri, përsëri mund të bëhet i mirë.

Fernando Savater

Idealet që më kanë ndriçuar rrugën janë mirësia, bukuria dhe e vërteta.

Albert Einstein

E mira vjen ngadalë, ngaqë ngjitet lart; e keqja vjen shpejt, ngaqë zbret poshtë.

Alejandro Dumas

Burracakëria më e madhe është kur e di se çfarë është e drejtë dhe nuk e bën.

Konfuci

Dashuria nuk ka moshë, ajo përherë lind.

Blaise Pascal

Siç mund të ndryshket hekuri më i pastër, edhe njeriu më i qytetëruar mund të kthehet në barbar.

Antonio De Rivarol

Mundësitë janë si agimet, nëse pret shumë ato ikin.

Willam Ward

Më i mençur është ai që bën pyetje të sakta se sa ai që jep përgjigje të sakta.

Claude Lévi-Strauss