Merita Abazi

Ky tregimtar është i veçantë për univesalitetin e tregimeve,është shkrimtari i cili me veprat e veta tregime e romane ka marrë aq shumë çmime të ndryshme për letërsi, sa që te lexuesit ka arritë ta krijojë kultin e vet, si për shekullin e kaluar ashtu edhe për këtë të sotmin.

Ai është shkrimtar prestigjioz i vetëm i fatit dhe i jetës së njeriut të rëndontë argjentinas. është një prej prozatorëve më të shquar të letërsisë botërore, bashkë me Çehovin , Kortazarin, Sheferin..

Çdo tregim i tij e ka filozofinë, logjikën e shkurtë të mendimit. Shkrimi i Borhesit është një shkrim i përgjithësuar total në mes lirikës dhe prozës, në mes të muzikalitetit dhe intelektualizmit, në mes të tregimit dhe naracionit, një simbol i imagjinatës së Borhesit që në mënyrat e tij të ndryshimeve në tregimet e veta, kalon në një metaforë të thjeshtë. Kështu e kemi para vetes tregimin e tij “FURACAKJA”, mënyrën e zgjidhjes së situatës së krijuar, sjelljen, dëshirat, mendimet, , veprimet dhe në fund dashuria me dëshprimin bashkë., ose siç thotë autori, një pasqyrë e shkurtë tragjike e karakterit të vegjëlisë së kohëve të shkuara. Duke rrëfyer për familjen Nillsen, vendodhjen shtëpinë dhe orenditë bashkë. Kuqove u druhej e tërë lagjia, këto njëherë kishin luftuar krah për krahu kundër policisë. Ishin lopçarë, karrocierë, hajdutë kuajsh, me hope edhe mashtrues. Ishin kopracë, por alkoholi dhe loja i bënin, dorëhapët- thotë autori. Ato zotëronin një qerre dhe një pendë qe. Nillsenëve u pëlqenin dashuriçkat nëpër kuplara . Nuk kursyen fjalët e thashethemet kur Kristijani e solli në shtëpi Hulijana Burgosin, një vajzë që e kishte gjetë në rrugë, e varfër por e bukur, në fillim si shërbyese, por që e mbuloi me xhingla të llahtarshme, që ajo i pëlqente dhe stolisej kremteve të ndryshme. Kështu dihej më Huliana ishte dashnorja e Kristijanit. Dukej se i kishte hyrë në zemër…por vëllai Eduardo njësoj e deshti këtë grua, por shkaku i vëllait, dilte, dehej, e ç’nuk bënte, deri një natë kur Kristijani u vesh, e përgatiti dorinë dhe iu kthye Eduardos me një zë autoritat dhe i tha: “-Po vete të dëfrej andej nga Faria. Po ta lë Hulijanën; Po deshe përdore”.

Eduardoja,tani me lejen e vëllait po, kështu të dy vëllezërit e përdornin një grua, sepse ajo për ato ishte vetëm një SENDURINË, asgjë tjetër. Koha e bënte të veten. Në mes vëllezërve filloi të lindë xhelozia…se kë e donte ajo më shumë.

Kështu një ditë, Kristijanit kur një plak i tha se kishte një xhevahir në shtëpi, ai i fyer, me vëllain vendosën ta shpien në Moronë, në një shtëpi publike. E shkreta Hulijanë, askush nuk e pyeste për asgjë…e lanë, e shitën atje. Dy vëllezërit dikur u liruan nga një barrë që e kishin, e vazhduan jetën e vjetër. Në zemër ndizej dashuria ndaj saj..por, mundoheshin ta fshehin. Të gjithë njërëzit e dinin historinë e këtyre dy vëllezërve…Eduardoja nuk mundi të durojë. Shkoi , pagoi dhe e ktheu në shtëpi. Shestimi i flliqtë kishte dështuar, Kaini ishte në shtëpi, por dashuria e vëllezërve Nillsen ishte e madhe. Një ditë, Kristijani i thot Eduardos se kishin të çojnë diku disa lëkurë kafshësh. Nisen me qerren e ngarkuar nëpër rrugicën jo atje ku duhej të shkonin por diku si shkretëtirë. Diku ndalen dhe Kristijani i thotë Eduardos:

“- T’i futemi punës vëlla. Do të na ndihin orlat. Sot e vrava. Le të dergjet këtu me gjithë ato xhingla mingat e saja. Na i marrtë të ligat.

U përqafuan duke qarë. Tani i bashkonte edhe një hallkë tjetër

Gruaja e flijuar trishtueshëm dhe detyra për ta harruar”.

Duke e lexuar tregimin “Furacakja”, njeriun e kap ankthi duke parë se sa vlenka jeta e një femre të pambrojtur.

Banorët e vendit dinin për shemërinë e dy vëllezërve, dhe jo vetëm të atyre. Ato dinin çdo gjë për njeri tjetrin dhe asnjëri nuk thoshte gjë , ose edhe nëse dikush mund të thoshte gjë, plaste sheri. Kjo ishte Argjenina e shekullit XIXtë. Vallë në mentalitetin e këtyre njerëzve a ka ndryshuar gjë? Sigurisht edhe sot, vesi mbetet ves, e sa për virtytin, është një pikëpyetje. Borhesi, prandaj mbeti një shkrimtar universal në letërsinë botërore, pasqyrë e njeriut argjentinas, ashtu siç është, një vrojtues i realtë i jetës