Kaltrinë Uka

Heshtaz çova ditën
vetëm shiu bëri zhurmë
dhe çuditërisht s’më tërhoqi vëmendjen
s’e shikova siç bëj përherë.
Tani fytyra ime tregon që s’jam e lumtur
në grykë është vjerrur një frikë
lutjet fshihen nën qiell
lëshojnë dorën e njëra-tjetrës
dhe pika-pika bien

Nata ra dhe pas pak do mbërthejë të pesta shqisat e mija
shpresë dhe gulçim
do lindin në qendër të brendisë
për dashurinë
për të cilën hesht dhe flas përnjëherë
në tana kohët
dhe kur të flaken kujtimet
hiri do jetë shpirti im…