Skulptori 80-vjeçar: Po dhunohen monumentet e partizanëve. Në Galerinë e Arteve veprat kanë humbur, si “Metalurgu”, puna ime me Kristaq Ramën; grupi skulpturor “Brez pas brezi”; “Guri i rëndë në vend të vet”, një malësor mbi 2 metër e gjysmë skulpturë. E çuan në Llugaj të Tropojës dhe atje u thye.

Skulpturat monumentale, po shkatërrohen dhe një pjesë e tyre janë zhdukur. Në mesin e debateve 30-vjeçare, duke iu kundërvënë artit të diktaturës, monumentet e partizanëve janë të parët që u goditën me gurë. 
 “Po këtu, po na ngatërrohen gjërat! Çdo gjë që i kushtohet luftës qenka e keqe. Po mohohet lufta e fundit nacionalçlirimtare, por janë vrarë gjithë ata njerëz more. Tema e luftës është mënjanuar komplet. Gjak qeni ishte ai, që u derdh? Ishte gjak, nuk ishte bojë, ishin vëllezërit tanë ata që u vranë, ishin baballarët tanë”- tha skulptori Hektor Dule

Skulptori 80-vjeçar Hektor Dule ka, dhënë një kontribut të çmuar në skulpturën monumentale kombëtare. /shqiptarja/